Xhoi, dhjetë vjeçe, është që e vogël pjesë e shkollës së kërcimit të Akademisë. Më e rëndësishmja e qytetit, një nga më të famshmet në botë. Të studiosh seriozisht kërcim nuk është dhe aq e lehtë, për më tepër me një drejtuese si Madamë Olenska. Megjithatë janë miqtë: Leda, që po zgjatet ca si shumë shpejt; Lukasi me pasionin e tij të shfrenuar për...
Në Akademi ka ardhur një mësuese e re për dansin e karakterit. Quhet Kaj dhe mësimet e saj janë apasionante. Gjysma e së keqes, sepse jashtë sallës së dansit Xhoi duhet të merret me tekat dhe tradhtitë e vogla të Ledës. Për fat, është Anjeza që di të të qëndrojë pranë edhe kur është larg; Xhonatani, i cili ndoshta po bën më shumë se ç’do bënte thjesht një...
Madam Olenska lajmëroi që do të mungojë për disa muaj. Në vend të saj ka ardhur një mësuese e re: Alicja Gimenez, dhe mësimet e baletit për Xhoin tani kanë marrë një shije të re. Mbi të gjitha, Lukasi e p╒rballoi rastin e tij të madh: një provë për një pjesë në spektaklin e ri të Momiksave. Por, në Akademi, jo gjithçka shkon mirë: janë problemet e Ajlës...
Madamë Olenska njofton në klasën e Xhoit se do të fillojnë të kërcejnë me puante, ndonëse ato janë të vogla dhe programi nuk ua lejon. Është njëlloj si të rriten para kohe, diçka që nis t’i tmerrojë pak vajzat. Ndërsa Xhonatani krijon koreografine e tij të parë, madje provon xhelozitë e para të jetës tij. Xhoi përballet me shumë dyshime të rëndësishme: A...
Ardhja e verës I sjell Xhoit një të papritur të këndshme. Ajo është pranuar në një kurs performance në Londër, bashkë me disa nxënës më të rritur se ajo. Por ka një problem: do të shkojë edhe Laila me të, nxënësja më e mirë e klasës. Ç’do të ndodhë? Xhoi dhe Laila zakonisht nuk shkojnë mirë me njëra – tjetrën: A do ta gjejnë gjuhën e përbashkët këtë herë?...
Dileta është një nxënëse e re në Akademi. Ajo vjen nga një qytet i vogël i largët. Familja e Xhoit e fton të jetojë në shtëpinë e tyre. Kështu, Xhoi ndihet gjithmonë e vëzhguar dhe është e detyruar ta përfshijë Diletën në çdo çast të jetës së saj. Si të mos mjaftonte kjo, Madamë Olenska është e pakënaqur nga e gjithë klasa dhe kjo gjë bën të shpërthejnë...