Ska vend në botë që të më pëlqejë më shumë se kuzhina... Kështu nis romani i Banana Yoshimoto-s, Kitchen, që pas përkthimit të botimit të parë është përkthyer në shumë gjuhë dhe madje ka fituar dy prej çmimeve letrare më prestigjioze në Japoni, duke u ngjitur në majë të listës së bestsellerëve, ku qëndroi për më shumë se një vit dhe u shit në miliona kopje.