Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t’u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik “Lulëkuqja dhe kujtimi”, që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën...
Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernoëitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).