Duke shfletuar faqe pas faqeje librin, që është i shoqëruar me një bibliografi shumë të pasur, e cila na ndihmon të njohim edhe më mirë zhvillimet politike dhe ekonomike, kemi mundësi të ndjekim përparimin dhe modernizimin e këtij vendi. Një libër shumë interesant, që na jep informacion të plotë, të gjerë dhe shumë të dobishëm.