“Këtu është parajsa” është një rrëfim i ndjerë për odisenë e një familjeje emigrantësh shqiptarë në ishullin Rodos të Greqisë. Ky roman i kushtohet heronjve të heshtur shtegtarë, që mbartin me vete detin e mallit, të vetëflijimit, mbijetesës e dashurisë.
NJË RRËFIM ME RITME MARRAMENDËSE, NJË ROMAN PËR FAMILJEN, PËR DASHURINË E PARË, PËR BRENGAT DHE TRADHTINË. Teksa përpiqet të rindërtojë jetën e saj, tashmë të rrënuar, Morgani gjen ngushëllim te njeriu i fundit që mund ta imagjinonte, ndërsa Klara lidhet me djalin e vetëm të cilin e kanë ndaluar ta takojë.
“Si mund të jetë rrjedha e jetës dhe bota e brendshme e një vajze 20-vjeçare teksa përballet me një vdekje të papritur, një dashuri të pamundur dhe një betejë për të fituar lirinë? Nëse e lexon këtë libër, personazhi, Shqipja të jep shumë shtigje për dilema si e shkuara, identiteti, historia dhe fatin e individit....
Duke zbuluar ngjarjet e tmerrshme të Holokaustit, ajo kupton vullnetin mahnitës të gjyshes për të duruar shumë në një botë të çmendur. Dhe për të ribashkuar dy të dashuruar, të ndarë nga tmerret e luftës, gjithçka që do t’i duhet është guximi dhe besimi.
Një libër që e kthen një episod, të ndodhur vërtet dhe të dokumentuar gjerësisht, në një roman tërheqës për ekuilibrin e brishtë mes jetës dhe vdekjes, për mizorinë dhe ndjenjën e drejtësisë dhe për guximin e njerëzve të thjeshtë që, mbi çdo gjë, vënë jetën dhe lirinë, me shpresën e një bote më të mirë.
Natë e heshtur është një histori e paharrueshme e dashurisë, dhimbjes dhe forcës që marrim nga ata që duam. Arratisje me tregimtaren e preferuar botërore, Danielle Steel, në momente emocionuese dhe tërheqëse.
Ana e errët është një roman i fuqishëm dhe turbullues për mëmësinë, humbjen dhe pafajësinë e fëmijërisë nga tregimtarja e preferuar botërore Danielle Steel
Nga Ellen Marie Wiseman, autorja e librit bestseller Misteret e Klares, vjen nje tjeter roman, i cili eshte i bazuar mbi nje histori te vertete, rrenqethese dhe mbijetese.
Për të gjithë adhuruesit e letërsisë së Ann Patchett, romani "Liqeni Tom" vjen në gjuhën shqipe më datë 1 Gusht 2023, publikuar në të njëjtën kohë në të gjithë botën! Nga autorja e mirënjohur e romaneve “Shtëpia holandeze” dhe “Bel Canto” vjen një roman me nuanca intelegjente dhe me një rrëfim tepër të sinqertë për familjen dhe për jetën e nënave që kanë...
"Libri i emrave të humbur" nga Kristin Harmel është një roman historik triller i mrekullueshëm, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Francën e Luftës së Dytë Botërore. Ngjarja ka në qendër Eva Trob Abrams, një vajzë e re hebreje e lindur në Paris nga prindër emigrantë polakë, të cilën rrethanat e përfshijnë në një operacion klandestin, për të prodhuar...
“Armiku i popullit”, një nga veprat më të njohura të Henrik Ibsen, u shkrua në vitin 1882 si kundërpërgjigje ndaj protestave publike kundër veprës së tij “Fantazma”, që në atë kohë u konsiderua si skandaloze. “Armiku i popullit” u adresohet tendencave irracionale të masës dhe natyrës korruptive të sistemit politik
A brand new steamy billionaire romance from the bestselling author of the Twisted series. She's the wife he never wanted . . . and the weakness he never saw coming. Ruthless. Meticulous. Arrogant. Dante Russo thrives on control, both personally and professionally.
In spite of it all: Carrie Soto is back, for one epic final season. In this riveting and unforgettable novel, Taylor Jenkins Reid tells a story about the cost of greatness and a legendary athlete attempting a comeback.
Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin V (496/5 - 406/5 para Krishtit), është kronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër, ndërmjet Eskilit (525-455) dhe Euripidit (485/4 ose 480-406).
Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna.
Ky botim përmban dy drama të Martin Camaj: “Loja e mbasdrekës” dhe “Kandili i argjandit”
Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile". Titulli i veprës duhet të lexohet, pra, si gruaja - breshkë" ose "breshka - trëndafile", përpunohet mbi motivin. Natyra e veprës...
Personazhi i tipit kulturor “karpatik” sendërtohet mbi dy shtylla; njëra historiko-gjuhësore dhe tjetra antropologjike që i jep shtysë të brendshme instiktive për të ruajtur llojin, zakonet, traditat dhe për tu përshtatur me botën përreth. Këtë bosh rrok romani, një prej veprave më të arrira artistikisht nga Martin Camaj
Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar. Vëmendje të veçantë ai i ka kushtuar këtu sidomos organizmit gjuhësor, duke pasur si qëllim të vet që me këtë...
Të mbijetuar pas seleksionimit të parë, e kishin gjetur sërish njëri-tjetrin gjatë punës në infermieritë e kampit, vetëm se të ndarë këtë herë. E megjithatë, bënë si bënë dhe gjetën mënyra për të komunikuar, duke shkëmbyer fshehurazi letra dashurie, duke u shtrënguar tinëz në përqafime ikanake dhe duke qëndruar të paepur deri në fund.
Një histori e fuqishme dhe e dhembshme mbi imigracionin, identitetin dhe racën. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, 2013. “Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review. Fituese e The Chicago Tribune Heartland Prize for Fiction, 2013 Fituese e fushatës “Një libër, një New York”, 2017
Midis trillerit dhe dramës, kjo histori do t'ju mbajë pas vetes, derisa të keni kthyer faqen e fundit.
Një roman i çiltër për dashurinë dhe humbjen si dhe për çfarë do të thotë të thuash lamtumirë.
Kjo dramë tragjike për të dashuruarit e rinj të pafat është vlerësuar si një vepër e jashtëzakonshme, duke u shndërruar në simbolin e dashurisë së parealizuar
Colleen Hoover, autorja numër një më e shitur e “New York Times”-it me librat “Mbaron me ne” dhe “Fillon me ne” bashkon forcat me shkrimtaren po aq të suksesshme Tarryn Fisher, e njohur më së shumti për librin shumë të shitur “Tri gratë e një burri”. Së bashku, ato kanë krijuar një mister magjepsës dhe romantik, që nuk ngjan me asnjë tjetër. Libri “Kurrën...
Pas dezertimit nga ushtria boshnjake, tregimtari e gjen veten pa para dhe pa miq, duke mos folur frëngjisht, në një strehë refugjatësh. Me një gjuhë poetike, plot fantazi e humor, Velibor Çoliç trajton një temë mjaft aktuale dhe përshkruan pa mëshirë gjendjen e refugjatëve, me ironi të ashpër dhe të butë."