Edhe pse njohuritë e saj janë të mëdha, ajo nuk e di se përse nuk e pëlqen asnjë nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë. Kur i ofrohet mundësia për të ndryshuar, Harriet e shfrytëzon më së miri. Por, a mund të shndërrohet ajo nga një vajzë "shushkë" në një vajzë të bukur?
“Emri im është Harriet Manners dhe ende vazhdoj të jemë shushkë”. Këtë e dinë shumë mirë ata që kanë lexuar vëllimin e parë, por do ta mësojnë tani edhe lexuesit e rinj që unë jam e tillë....
Ajo nuk merr fare erë nga djemtë dhe kjo është mëse e qartë. Në një udhëtim marramendës modelimi në Tokio, Harriet është e gatshme të shkëmbejë gjithçka ka mësuar deri më tani për të pasur qoftë edhe idenë më të vogël se çfarë do t'i duhet të bëjë më pas
Vjen vëllimi i katërt i serisë për të rinj Vajza shushkë: Përhumbuni në librin që ka fituar me dhjetëra çmime dhe është shitur në të gjithë botën.