[...] Ai ishte një “vlonjat” që këndonte me kitarë këngët e dashurisë. Ishte një “shqiptar” që recitonte plot ndjenjë vjershat e Naimit. Ishte më i përvëluari nga dielli i korrikut dhe më i nxiri nga ai i gushtit, por, mbi të gjitha, ishte djaloshi më i buzëqeshur që mbaj mend nga fëmijëria ime [...]
NILKON, pjesa e dytë e trilogjisë Kreuztanne. Një histori e vërtetë. Filluar në kulmin e debateve të kuqta flakë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në Neë York, vazhduar nëpër bardhësirat vjeneze të janarit 2002 dhe mbyllur nëpër verdhësirat e nëntorit egjiptian në Kajron e po atij viti me misionin shpirtëror për ndërtimin e urës artistike që do të lidhte...