Manfredi na ka dhënë detaje dhe emocione të shumta me “Birin e ëndrrës”. Falë profesionit të tij si historian dhe arkeolog njëkohësisht, dhe pasi e ka studiuar figurën e tij deri në imtësitë më të vogla, ka lënë pas krahëve çdo legjendë a informacion të gabuar, duke na e rrëfyer me vërtetësi jetën e gjallë dhe të famshme të Aleksandrit të Madh, që nga...
Me librin “Kufiri i botës”, Valerio Massimo Manfredi mbyll me mjeshtëri triologjinë kushtuar jetës se Aleksandrit të Madh, ngjarjes më komplekse në historinë njerëzore, i cili kishte “projektuar” një botë pa barbarë, me një atdhe e një popull të vetëm, por që kishte harruar se ata që nuk e arrijnë dot lavdinë, ushqejnë zili, tradhëti dhe urretje.
Gjunjëzimi i Darit, nuk i mjaftonte Aleksandrit, para etjes për pushtet, e cila e shtynte drejt Egjiptit. Orakulli i Amonit në zemrën e shkretëtirës e priste që ti zbulonte një të vërtetë tronditëse: prejardhjen e tij hyjnore dhe fatin e një lavdie të pavdekshme. Ky është një libër që rrëfen detaje mbi Aleksandrin si udhëheqës dhe si qënie njerëzore.
Valerio Massimo Manfredi rrëfen historinë e dy vëllezërve, dy luftëtarëve, rrëfen për Teutoburgun, vendin ku u zhvillua përplasja vendimtare mes romakëve dhe gjermanëve, betejën që ndryshoi fatin e Perandorisë Romake dhe të botës.