Udhëtim dimri është një cikël prej 24 këngësh nga poeti gjerman Wilhelm Müller, të botuara në vitet 1823-1824. Këngët që shkroi Franz Schuberti mbi to më 1827, një vit para se të vdiste, i dhanë Udhëtimit të dimrit një rëndësi e përhapje që mban gjer më sot, duke e kthyer atë në një si manifest e himn të romantizmit.