“Të sapomartuarit” i shkrimtares Ethel Turner rrëfen fillimin e martesës së dy të rinjve të dashuruar, të cilët zanafillën e njohjes së tyre e kishin që nga fëmijëria e hershme. Lindja e fëmijës, e kësaj krijese të dashur për të dy prindërit e rinj, sjell një marrëdhënie të re në përpjekjen e tyre për të gjetur balancat e duhura për ruajtjen e familjes.