Nga autorja e librit Seksi dhe Qyteti. Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.
Në një farë mënyre, Xhungel buzkuqesh fillon aty ku shkëputet libri Seksi dhe Qyteti: në xhunglën e njerëzve të mbytur në para, të eturve për pushtet, të fiksuarve pas bukurisë të qytetit të New York-ut. Këtë herë, femrat janë pak më të mëdha në moshë, shumë më të pasura, por jo domosdoshmërisht më të mënçura se heroinat e mëparshme të Bushnell.