A mundet një grua të rrijë me një burrë që mendon se e dashuron, por nuk ka dashur kurrë ta njohë vërtet? A mund të pranojë një burrë që e shoqja të mos i zërë besë? A mund të jetohet pa e shprehur vetveten? Dhe si ndikon dhimbja në jetët tona?I ndërtuar sipas spirales marramendëse të një arratie, Akustika e përkryer ka delikatesën e një romani formimi...
Vdekja e nënës është në të njëjtën kohë, moment dhimbje dhe i përballjes me vetë jetën: kujtimet e fëmijërisë, adoleshenca e kontraditave, dyshimet e rinisë. Vdekja e një nëne na bën të ndihemi pjesë e një historie familjare, e një bote, e një periudhe historike. Historia e një dashurie më të fortë se mungesa, një tregim në të cilin kushdo, edhe pse zëri...
Një histori e parezistueshme, herë komike dhe herë prekëse, që përzien lehtësinë dhe thellësinë, hijeshinë dhe butësinë, duke zbuluar marrëdhënien tonë me dhembjen, që pastaj është marrëdhënia jonë me veten.