Më zbrisni këtu posthë ca verdhërime hëne/ Ndonjë gllenjkë shi në një kupë dielli/ T'jua shkrij dënesën e borave/ Vajtojcë për të diela qielli
Epika e dehur. Krenar Zejno sjell në një libër, një mori vargjesh të konceptuara në formën e një piramide. Çfarë janë piramidat? Çfarë mund të gjesh në këto forma kaq të vjetra mbi të cilat orvatet sot ende njerëzimi.
Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet./Dhe secili çast buron nga Krishti që takon./Kjo botë s'ka të brendshme ta fshehë/Nuk mvesh magji drite as mister terri.
Ky roman e vë gishtin tek iluzioni darvinian dhe materializmi marksist, prejardhja e përbashkët e llojeve dhe më tej shndërrimi në një lloj të vetëm njeriu të ri. Autori eksploron prozën e gjatë, duke i dhënë letërsisë bashkëkohore një vepër postmoderniste