Rrëfimi i Bardhyl Londos në këtë libër të jetës është dëshmi e luftës për të mbetur njeri, por edhe një lufte tjetër më të vështirë: të asaj për të mbetur shkrimtar në një shoqëri me dy ngjyra.
I afirmuar që në vitet shtatëdhjetë, Bardhyl Londo është sot një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Falë talentit dhe energjisë së tij krijuese, ai është ndër të rrallët që ka vazhduar të botojë me sukses edhe pas viteve nëntëdhjetë, duke mos u shkëputur asnjëherë nga poezia, pavarësisht angazhimeve të tij në politikë dhe në jetën shoqërore...