"Puthësi i paligjshëm" është romani i parë i shkrimtarit 20 vjeçar Azem Deliu. Një roman i shkurtër që rreket të rrëfejë mbi konfliktin e individit me shoqërinë, të dashurisë me politikën, të filozofisë me religjionin etj.
Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij.