Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II.
Shkëlqimi verbues i parasë përballet me shembjen e piramidës së rremë: Bankës Botërore. Roman joshës dhe tronditës, ku përzihen dashuritë dhe urrejtjet, lakmia dhe luksi i pafre.
Heroi kryesor i romanit është Eugjen Rugoni, Ministër i Punëve të Brendshme i Napoleonit lll, një nga njerëzit më aktivë të epokës, të cilën Zolai e ka quajtur me të drejtë: "epokë absurde e marrëzisë dhe e turpit". Romani zbulon makineritë e fshehta politike të së ashtuquajturës "Perandori autoritare"