Kërko më tej
Subcategories
This is not a book about business theories, but rather a practical guide written for future managers, that will help guide them in the management of people and companies
Pas ndarjes nga jeta per shkak te Covid-19, vjen nje biografi e permbledhur e aktorit te humorit Koço Devole, i cili la pas nje trashegimi te pasur me personazhe dhe karaktere pergjate gjithe veprimtarise se tij artistike. Miku dhe bashkepunetori i tij me i afert, Mitro Cela ka sjelle momente nga jeta me te dhe puna e gjate per pergatitjen e emisionit...
Botimet Papirus sapo kanë botuar librin KOMUNIKIMI POLITIK, të autorëve Jacques Gerstlé dhe Christophe Piar, përkthyer me shumë përkushtim, kujdes dhe saktësì nga Arta Sakja. Ky është një libër i domosdoshëm jo vetëm për studentët e komunikimit, shkencave politike e sociale, politikanët, por edhe për të gjithë ne, qytetarët votues, marrës dhe pësues të...
Ky eshte nje liber komiks (me grafika) qe sjell nje drame njerezore me banoret e zones se Stacionit te Trenit, shumica popullesi e komunitetit rom, te cilet i nxorren nga banesat e tyre
Një virus që trondit botën, një pandemi dhe një shkatërrim i plotë i gjithë njerëzimit ashtu siç e njohim sot, një paralajmërim që na vjen nga e shkuara, një distopi më e fuqishme se “Rrëfenja e shërbëtores”, që sot tingëllon tmerrësisht reale dhe aktuale.
…Se mos po e jetojmë si duhet këtë jetë që kemi, që të kërkojmë shtesë një tjetër jetë…
Vjen me ne fund vellimi i dyte i serise se presidentit amerikan Bill Klinton dhe James Patterson, Presidenti eshte zhdukur. Shtepia botuese Argeta LMG eshte ne hapat e fundit te pergatitjes. Permes platformes me te madhe online te librit shqip,
Libri ka pasqyruar me mjaft mjeshtëri ndjeshmërinë, miqësinë dhe dhembshurinë. Pavarësisht nga tema, autorja e ka bërë librin edhe argëtues.
Një histori interesante që të rrëmben me gjuhën e përzgjedhur, humorin e hollë dhe ilustrimet e gjalla. Një takim zbavitës dhe argëtues i dy botëve nga zinxhiri ushqimor. Situata, biseda, dialogë e batuta që të bëjnë të vësh buzën në gaz, por jo rrallë edhe të kredhin në mendime. Krahas shumë veprimeve të vogla, përjetimin e të cilave e përforcojnë edhe...
Një roman prekës dhe i paparashikueshëm, që do t'ju hyjë në zemër. Një takim i rastësishëm, një miqësi që do të zgjasë jetë e mot, një përballje me përvoja që të ndryshojnë kryekëput.
Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e refektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet. Rëndësi vendimtare merr gjetja e zgjidhjeve politike, për të zbutur mosbesimin dhe polarizimin politik.
Në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra, subjekti ndërtohet sipas impresionit të ndjesisë, jo duke i qëndruar besnik narrativës. Detajet jepen jo në funksion të skalitjes së personazhit, por si veçori të fenomenit. Bashkëvendosja e këtyre detajeve, me ngjarje herë absurde e herë krejt banale, krijon një ngërç emocional, duke ngacmuar një këndvështrim...
Dnev ishte një vend ku çdo gjë bëhej së prapthi. Ndërsa të moshuarit shkonin në shkollë dhe fëmijët qeverisnin, mbërriti një konteshë tekanjoze që blinte gjithçka...
Seia e Billit vazhdon, me plot të reja befasuese. Personazhi ynë është në telashe në shkollë. Një nxënës i shkollës e ngacmon. Përbindëshat e vegjël duan ta shoqërojnë në shkollë po ai nuk pranon. Ndoshta me përbindëshat vërdallë gjërat do të shkojnë më mirë se sa Billi mendon...
Libër i veçantë, plot ndjesi, zbavitës dhe nganjëherë me tone humori. Roman prekës mbi përjetimin e fëmijëve kur ju vdesin gjyshërit. Ky libër u përgjigjet pyetjeve të tyre madje guxon të thotë që shpesh të rriturit nuk dinë si të komunikojnë me fëmijët për këtë temë. Autori e trajton temën pa tabu, me shumë ngrohtësi e ndjeshmëri.
E frymëzuar nga ngjarje historike që i ka përjetuar fort, Isabel Allende bën një eksplorim emocionues të lidhjeve sentimentale qe mund të farkëtohen në një mërgim të zgjatur, kur njeriu pyet veten se çfarë është toka e tij, nëse është territori mitik dhe i pakthyeshëm i rinisë apo vendi ku hedhin rrënjë dashuri të reja dhe të pathyeshme. Historia...
E Keqja që Ajhmani mishëron i duket Arendit "banale", ndaj dhe më e tmerrshme, sepse shërbëtorët e saj pak a shumë të vetëdijshëm nuk janë veçse burokratë të vegjël, gri. Kasapët e këtij shekulli nuk kanë "madhështinë" e demonëve: janë teknikë, i ngjasojnë shoshoqit dhe na ngjasojnë.
Në sfondin e një skenari të trazuar të shoqërisë kiliane, lind dashuria mes dy të rinjve gazetarë, të angazhuar në një hetim të rrezikshëm. Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia.
Krokodili dhe Kumarxhiu jane dy vepra që Dostojevski ka shkrue me paraqitë atë që po ndodhte me jetën e vet në ato çaste, dhe bashkë me të edhe përsiatjet që blunte për ndodhitë rretheqark që i ndërlidheshin në efektin e madh domino deri te jeta e tij. Mbrenda zanit të veprave janë ma tej edhe zanet e tjerë, të mbrendshëm të tij ose të jashtëm, që Mikhail...
Personazhet e romanit, Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e...
Nje tjeter liber me tregime i Murakamit ne shqip nga Skanderbeg Books. Murakami nuk eksploron vërtet vuajerizmin, por më shumë një seksualitet pa trup, një pasion të filtruar. Përzierja e humorit dhe e melankolisë në veprat e Murakamit, është e jashtëzakonshme.
Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete...
Autorja Rezarta Reçi vjen para lexuesit me një roman, - i konsideruar si befasi në raport me tematikën që sjell, mjeshtrinë e përdorimit të teknikave rrëfimtare, depërtimet psikologjike dhe gjuhën e gjallë që përdor gjatë rrëfimit
Botim i ri nga autori i librit "Djali me Pizhame me Vija", John Boyne. Një tregim i ngrohtë, gazmor dhe imagjinar nga autori bestseller i librit "Djali me pizhame me vija". Edhe kësaj radhe, Boyne na sjell një leksion të fuqishëm që ndërtohet mbi të bukurën e të qenit ndryshe nga të tjerët...
Për Pamukun, letërsia është e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën e përditshme dhe me identitetin. Fakti që pjesa letrare është e rrethuar nga seksionet "Jeta dhe shqetësimet" dhe "Politika, Evropa dhe probleme të tjera me të qenit vetvetja" është rrjedhim logjik i pikëpamjes së tij për letërsinë. Ngjyrat e tjera përmbajnë shtatëdhjetë e pesë reflektime dhe...