I ri 24 dite ne rrjeten e merimanges Shiko më të madhe

24 dite ne rrjeten e merimanges

Kai Pannen A-000838

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një histori interesante që të rrëmben me gjuhën e përzgjedhur, humorin e hollë dhe ilustrimet e gjalla. Një takim zbavitës dhe argëtues i dy botëve nga zinxhiri ushqimor. Situata, biseda, dialogë e batuta që të bëjnë të vësh buzën në gaz, por jo rrallë edhe të kredhin në mendime. Krahas shumë veprimeve të vogla, përjetimin e të cilave e përforcojnë edhe ilustrimet e gjalla e të arrira, është edhe një histori që të prek e të trazon. Njihuni me Mangun dhe Bizun e do ta shihni edhe vetë që do të zënë një vend në zemrat tuaja. 

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928084774

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Një mëngjes të bukur dhjetori, Bizu përfundoi drejt e në rrjetën e zemërakut Mangu: Darkë më të mirë festive nuk kishte! I mbështjellë përsosmërisht, siç vetëm merimangat dinë të paketojnë, i duhet të presë varur në një cep të rrjetës derisa të vijnë Krishtlindjet. Bizu ka vetëm 24 ditë kohë t’ia ndryshojë planet Mangut dhe po aq ditë t’ia bëjë kokën daulle… 

Bizu dhe Mangu kanë shumë për t’u treguar fëmijëve: një miqësi e bukur mund të lindë dhe në rrethana nga më të paimagjinueshmet; pse është e rëndësishme ta ndihmojmë njëri-tjetrin; nuk është aq e vështirë të mposhtësh frikën, veçanërisht kur në krah ke dikë që të mbështet dhe të jep kurajë; vetmia të privon nga shumë gjëra të bukura, që të ofron jeta dhe liria. 

24 ditë në rrjetën e merimangës? Kushedi sa e mërzitshme duhet të jetë! Kështu mendojnë edhe Mangu, merimanga trashaluqe që ka endur rrjetën, me Bizun, mizën mendjehollë dhe të pakujdesshme që ngec brenda saj.

Bizu dëshiron të largohet një orë e më parë, por Mangu ka të tjera plane. Ai më në fund ka siguruar darkën e Krishtlindjes.

A do t’i durojë Mangu vallë llomotitjet e Bizut fjalëshumë aq gjatë?

Po Bizu do t’i nënshtrohet aq lehtë dhe pa luftuar fatit të tij?

Kanë 24 ditë për t’u njohur më njëri-tjetrin, 24 ditë për të zbuluar diçka më shumë për njëri-tjetrin, 24 ditë për të ndryshuar diçka ose edhe shumë nga njëri-tjetri.

Një takim zbavitës dhe argëtues i dy botëve nga zinxhiri ushqimor. Situata, biseda, dialogë e batuta që të bëjnë të vësh buzën në gaz, por jo rrallë edhe të kredhin në mendime. Krahas shumë veprimeve të vogla, përjetimin e të cilave e përforcojnë edhe ilustrimet e gjalla e të arrira, është edhe një histori që të prek e të trazon.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
ISBN9789928084774
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMigena Sejdini