I ri Banaliteti i se keqes Shiko më të madhe

Banaliteti i se keqes

Hannah Arendt A-000847

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

E Keqja që Ajhmani mishëron i duket Arendit "banale", ndaj dhe më e tmerrshme, sepse shërbëtorët e saj pak a shumë të vetëdijshëm nuk janë veçse burokratë të vegjël, gri. Kasapët e këtij shekulli nuk kanë "madhështinë" e demonëve: janë teknikë, i ngjasojnë shoshoqit dhe na ngjasojnë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306510

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Otto Adolf Eichmann (Ajhman), bir i Karl Adolfit dhe Maria Sheferlingut, i kapur në një lagje periferike të Buenos Airesit mbrëmjen e 1 majit 1960, i transportuar në Izrael nëntë ditë më vone, me avion dhe i nxjerrë para Gjykatës së distriktit të Jeruzalemit më 11 prill 1961, duhet të përgjigjej për pesëmbëdhjetë akt-padi, pasi kishte kryer, "në bashkëpunim me të tjerë", krime kunder popullit hebre, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nën regjimin nazist, veçanërisht gjatë Luftës s? Dytë Botërore".

Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e "New Yorker". Merr pjese në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libér polemizues: shtron pyetje që kurrë s'do të donim t'i shtronim, jep përgjigje që nuk e kanë sigurinë qetësuese të një manikeizmi të lehtë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe384
ISBN9789994306510
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë