Suita 405 Shiko më të madhe

Suita 405

Sveva Casati Modignani A-000841

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Personazhet e romanit, Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e padiskutueshme për drejtësi dhe dashuri.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306527

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Një makinë luksoze përshkon autostradën që lidh Romën me Milanon. Në të ndodhet kont Lamberto Rizotoja, pronar i një industrie metalurgjike të rëndësishme që e drejton me sukses, pavarësisht krizës ekonomike të vendit.

Burri pret me padurim që të kthehet në shtëpi për ta mbyllur sa më parë çdo lidhje me Armandën, gruan e tij të pashme, ngaqë porsa ka zbuluar marrëzinë e saj të fundit.

Gjendja e zymtë shpirtërore fashitet nga kujtimi i shkurtër me një të panjohur - “shumë e re, shumë e bukur e me elegancë” - që më kot i shpëtoi nga duart.

Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen.

Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon si parukiere e që, pas shumë vite sakrificash, arrin të hapë një sallon të vetin. Jetojnë së bashku në një banesë të vjetër, në njërin nga pallatet e mëdhenj që nxjerrin në pah gëzimet e hidhërimet e gjithsecilit, një realitet në të cilin vështirë se dalin të ardhurat për ta shtyrë muajin dhe realizimi i një ëndrre mund të kërkojë kursimet e gjithë jetës.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe414
ISBN9789994306527
Titulli origjinalSuit 405
RedaktoriSejdin Cekani
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGeverina Muzhaqi
RomanRomancë&Pasion