I ri Ah sikur te qendroja ! Shiko më të madhe

Ah sikur te qendroja !

Kajsa Gordan A-000837

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri ka pasqyruar me mjaft mjeshtëri ndjeshmërinë, miqësinë dhe dhembshurinë. Pavarësisht nga tema, autorja e ka bërë librin edhe argëtues.

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928084804

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Ilona është 13 vjeç. Ajo dhe familja e saj u larguan për në Suedi nga vendlindja e tyre, sepse ishte shume e rrezikshme të qëndronin atje.

Ajo shkon në shkollë, luan dhe shoqërohet me shoqen e saj më të mirë Stella, si çdo fëmijë tjetër i moshës së saj. Ilona dhe Stella janë shoqe të ngushta që nga shkolla fillore.

Por ndryshe nga shokët e saj të shkollës, ajo jeton me familjen e saj në një manastir, duke u fshehur, në pritje që një urdhër dëbimi nga vendi ku jeton. Fëmijët shkojnë në shkollë, por prindërit nuk mund të largohen kurrë nga manastiri, sepse rrezikojnë të kapen nga policia.

Një re kërcënuese varet mbi kokat e tyre, ndërkohë që përpiqen të krijojnë një jetë të përditshme në vendin e ri ku jetojnë.

Si është të jetosh në një vend ku në të vërtetë nuk të lejohet të jetosh? Të kesh gjithnjë frikë se diçka do t’i ndodhë familjes.

Si është të jetosh me të gjithë familjen në një dhomë të vogël vit pas viti?

Dhe si është të jesh mikja më e mirë, që ka mundësi të qëndrojë dhe të planifikojë të ardhmen? A duhet të ndiheni fajtorë që i keni të gjitha mundësitë?

Autorja Kajsa Gordan ka qenë  mësuese, gjë që e ka ndihmuar  të njohë fëmijë që jetojnë në emigracion në pritje të leje qëndrimit, të njohë jetën dhe vështirësitë që kalojnë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928084804
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRita Çifligu