Kërko më tej
Subcategories
Përmbledhje e përrallave dhe fabulave të lezetshme për filloristët.
Një qasje krahasuese e teksteve të shenjta të Biblës dhe Kuranit me arritjet shkencore bashkëkohore me qëllim të dokumentimit të autenticitetit të tyre.
Vepra është e ndërtuar në kërkimin e mundësive të shpëtimit nga stresi përmes besimit fetar.
Vepra bën fjalë për zhvillimin Historik, veprat burimore dhe temat kyçe të akaidit dhe kelamit.
Divani i Sheh Maliqit është vepër e rëndësishme poetike e hallkës së njohjes së thellë sufike dhe institucionalizimit të gjuhës metafizike të tesavvufit islam në trojet shqiptare.
Një fjalor i rëndësishëm për gjuhësinë shqipe, por njëkohësisht edhe për zoologjinë dhe botanikën.
Vepra studion haremin në Perandorinë Osmane dhe përqendrohet në dy tema kryesore: në strukturën e familjes e të marrëdhënieve gjinore në Perandorinë Osmane dhe në natyrën e sovranitetit Osman.
Rrëfim i shkëlqyeshim që mund të shërbejë si shembull për kryerjen e detyrave nga fëmijët.
Libri është një rrëfim me përmbajtje të jashtëzakonshme për shkurtabiqin Karlson dhe shokun e tij, Picirukun.
Udhëtimi i përbashkët me Orhanin është mënyra përmes së cilës autori na njeh me botën e fëmijëve.
Shënime të këndshme dhe domethënëse, mbase Filozofi & Psikologjike, nga situata të ndryshme që i mundësojnë lexuesit të farefisnohet me të vërtetën.
Antologji me shembuj përfaqësues nga periudhat kryesore të zhvillimit të letërsisë turke, duke filluar nga periudha paraislame e deri më sot.
Një libër modest por i mjaftueshëm në lidhje me parimet themelore të metodologjisë së hulumtimit në shkencat islame.
Vepër që përbën një nismë për mendimin e pavarur të çështjeve të sociologjisë së fesë. Në të janë rrahur temat si zbërthimi i themeleve metodologjike dhe formimi i grupimeve religjioze dhe marrëdhëniet e fesë me fushat e tjera kulturore.
Një libër brilant nga një njohës i veçantë i Historisë dhe qytetërimeve, që thotë se qytetet me Histori të bujshme ishin mësuesit që i mundësuan perceptimin urban. Si duket shkëlqimi i qëndresës shpirtërore i qyteteve nga ku vijmë apo në të cilat jetojmë?
Një përmbajtje sa e veçantë aq edhe e rëndësishme për të mësuar diç më tepër për jetën e Pejgamberit a.s. Padyshim se bëhet fjalë për një libër, i cili ju ka munguar dhe nga i cili do të mësoni të vërtetën e jetës dhe misionit të Pejgamberit a.s.
Një libër i jashtëzakonshëm, në të cilin trajtohet çështja se si udhëhiqen dhe si mashtrohen njerëzit dhe popujt, pa qenë të vetëdijshëm për këtë. Një rrëfim për prijësit, pas të cilëve nuk mbetet asnjë gjurmë gjaku, por jo më pak të rrezikshëm, sepse ata nuk vrasin trupin ata lëndojnë shpirtin.
Një kryevepër intelektuale: e guximshme, me forcë imagjinate dhe provokuese. Një punë themelvënëse, që do ta revolucionojë të kuptuarit e punëve ndërkombëtare nga ana jonë. Një nga librat më të rëndësishëm që kanë dalë prej kohës së përfundimit të luftës së ftohtë.
Një libër ku janë përmbledhur disa prej ligjëratave të autorit, të cilat ai i ka mbajtur mbi Perandorinë Osmane. Përveç periudhës klasike dhe procesit të modernizimit të Perandorisë Osmane, në këtë libër flitet edhe për tema të ndryshme, sikurse që janë kryqëzatat, apo ndasitë midis kishës katolike dhe asaj ortodokse...
Vepra e Ibn Rushdit, si për shkak të vëllimit, thellësisë dhe seriozitetit që ka, është shënuar në analet e Historisë së mendimit mysliman dhe njerëzor dhe ka hapur horizonte të reja në fushën e mendimit e të shkencës. Vepra e tij prek shumë fusha, si Filozofi & Psikologjinë, teologjinë, metafizikën, etikën, jurisprudencën, mjekësinë e të tjera. Mbase...
Një përpjekje për të bërë një prezantim esencial dhe të saktë të kuptimeve të Kuranit. Vepra, krahas kuptimeve të Kuranit, ngërthen edhe sqarime të gjera dhe komente të aktualizuara, duke u bazuar në traditën konstituive islame.
Ç'është Perandoria Osmane? Cilat janë institucionet e kësaj perandorie. Çfarë kuptimi ka kjo perandori? Në këto pyetje dhe në shumë të tjera përgjigjet Historiani i shquar turk Ortaylë, i cili në këtë vepër flet për sulltanët, pallatet, mënyrën e qeverisjes, lagjet, veprat monumentale, për identitetin e osmanliut etj. Autor fton lexuesin që ta rizbulojë...
Nëpërmjet këtij libri synohet të bëhet nxitja e nxënësve për klasifikimin, renditjen dhe njehsimin e numrave. Ky libër, përveç argëtimit, fëmijëve u ofron edhe shumë njohuri.
Kjo vepër e Nexhatit Ibrahimit ngërthen shkrime, në të cilat ai trajton tematika të ndryshme për Islamin dhe ndjekësit e tij. Në të lexuesi do të gjejë informatcione të bollshme mbi Historikun e zhvillimit të grupimeve politike dhe fetare në Islam. Autori gjithashtu ndalet tek e ardhmja e Islamit dhe në atë se çfarë do ti ofronte Islami botës.
Historiani i njohur turk, Ortajllë, duke i shqyrtuar gjurmët e Historisë, ndriçon zhvillimet Historike nga e kaluara në të ardhmen dhe vazhdon ta zbulojë Shtetin Osman. Këtë radhë, ky Historian i shquar, e fton lexuesin të zbulojë mënyrën e qeverisjes që e ka bërë këtë perandori të fundit, marrëdhëniet me shtetet, kulturat e tjera, qasjen ndaj feve dhe...
Një Filozofi e Historisë, një trajtesë rreth çështjes së kuptimit të saj në epokën e kapitalizmit global dhe postmodernizmit. Duke sfiduar konceptin West-centrist dhe eurocentrist të modernitetit, Hunt-i na mëson që të studiojmë Historinë e etikës, që të mos merremi me utopi dhe të kemi synime modeste për të ardhmen e afërt.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një studim mjaft serioz mbi dijetarin e madh Imam Maturidiu. Një vepër, e cila sjell edhe shumë informacione sa interesante aq edhe të nevojshme për çdo lexues.
Një ese për Europën, islamin dhe Historinë botërore, në të cilën autori shpalos mendimet e veta, duke shtruar pyetje domethënëse se çfarë kuptimesh kanë termat Perëndim dhe Lindje, a mundet që Historia e botës moderne të barazohet me Historinë e Europës, pse Europa është kontinent, ndërsa India dhe Azia Juglindore jo, megjithëse kjo e fundit është më e...
Libër në të cilën autori trajton njërën nga mosmarrëveshjet më neuralgjike në teorinë islame bashkëkohore dhe jetën praktike të muslimanëve: mosmarrëveshjen rreth statusit dhe pranimit të gruas. Autori bën fjalë edhe për ndikimin e jashtëzakonshëm pozitiv që pati Kurani në ndryshimin e raportit ndaj gruas dhe statusin e saj.