Gëzim Qëndro BO0681
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928313218 | |
Dukatin e Lankasterit, mbretërit anglezë të dinastisë së Tudorëve e kishin patur gjithmonë pronë private, por jo të Kurorës. Pasardhësi i mbretëreshës Elisabetë, Eduardi VI, i cili nuk e kish mbushur ende moshën, ngriti me këmbëngulje mëtime për disa toka të dukatit. Të ndodhur përpara kërkesës së prerë për të gjetur një marifet ligjor që t’i mundësonte mbretit t’i shtinte në dorë tokat, juristët e dinastisë së Tudorëve studiuan, ndër të tjera, edhe tekstet e koncileve të hershme të Kishës. Pas shumë kërkimesh gjetën diçka që u dha në dorë një argument bindës, i cili përligjte juridikisht kërkesën e mbretit. Sipas tyre, meqë Krishti ka dy trupa, një hyjnor dhe një biologjik, edhe mbreti, në momentin e shugurimit, përfton përmes Frymës së Shenjtë, një trup tjetër, trupin politik.
[…]
Mos vallë tabloja e Enkelejd Zonjës “Vizitë në plagë” që paraqet Enver Hoxhën si një Krisht në plagën e të cilit vendos gishtin një “Shën Thoma” bashkëkohor, është paradigmë e teorisë së mësipërme, ku në vend të dy trupave të Krishtit, një hyjnor dhe një biologjik, mund të themi se kemi dy trupat e Enverit, një politik dhe një biologjik? A mund të lidhet Enveri i paraqitur në tablo me teologjinë politike të Mesjetës, duke i dhënë kuptim zëvendësimit të tij me Krishtin?
MË TEPËR
“Një vepër e hapur – thotë Umberto Eco – është [një fushë mundësish], nëse do të përdornim një koncept veçanërisht zbulues të kulturës bashkëkohore: konceptin e “fushës” […] i cili përmban një vegim të ripërtërirë të marrëdhënieve klasike (njëkuptimëshe dhe të pakthyeshme) të shkakut dhe pasojës, i cili zëvendësohet nga një sistem forcash ndërsjellëse, një konstelacion ngjarjesh, një dinamizëm strukturash[…].
Një fushë të tillë mundësish duket se e gjejmë në tablonë “Vizitë në plagë” të Enkelejd Zonjës e cila të befason pikërisht me shtresëzimet e shumëfishta kuptimore të subjektit dhe dinamizmin e strukturave që shoqërohen nga loja metagjuhësore tipike postmoderne, ironia dhe paradoksi. Në historinë e pikturës shqiptare janë të pakta tablo të tilla të ngarkuara cit me simbole dhe idhuj, paradigma dhe fantazma të historisë.
[…] Mjafton vetëm shenja në brinjën e Enverit e lënë nga shtiza e ndonjë Longinusi modern, për të kuptuar se ai po sillet sikur të ishte ringjallur vërtet pas ndonjë kryqëzimi hipotetik. Ai u është shfaqur papritur, si njëfarë shajnie befasuese, tre shqiptarëve gati tridhjetë vjet pas vdekjes, duke u kërkuar (ashtu si Krishti shën Thomait) “të mos jenë mosbesues, por besues” se është ringjallur vërtet.
Pastaj, përpara tablosë së varur në mur, zbulojmë me çudi praninë e një burri të ulur me shpinë nga tabloja, që rri krejt shpërfillës ndaj vizitorëve që sillen rrotull tij dhe shpejt vërejmë se nga pamja dhe veshja ngjan krejt me “shën Thomain” që shihet në tablo duke vënë gishtin tregues në plagën e Enverit. Cili është dhe ç’kuptim ka paraqitja e tij e njëkohshme në tablo dhe ulur para saj? Po ai djali mospërfillës me flokët punk që mban një Coca-Cola në dorë mos është vetë autori? Ç’lidhje ka me subjektin biblik ai burri i thinjur që kalamendet si i përhënur aty në fund pa marrë vesh ç’po ndodh? Ç’domethënie ka prania e tyre në tablo? Këto dhe plot pyetje të tjera na gëlojnë në kokë ndërsa qëndrojmë përpara kësaj tabloje befasuese. Përballja e detyruar me historinë dhe imperativi për të dhënë doemos një gjykim, na ndërgjegjëson se ndodhemi përpara një vepre politikisht provokuese dhe ideologjikisht (të paktën në fillim) të pakuptimtë.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 154 |
| ISBN | 9789928313218 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 18-vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Kjo seri shkrimesh rreth artit pamor u pagëzua khora sipas një termi të lashtë grek që shpërfaq larmi të mahnitshme shtresëzimesh kuptimore të rravguara në shekuj nga Platoni te Heideggeri, Derrida, Lacan, Zizek etj.
Ky libër është një studim rret arkitekturës dhe formave që ka ndërtesa që projektuan rusët dhe ku u vendos “hollivudi” shqiptar që i dha jetë propagandës dhe farkëtimit komunist të shqiptarëve. Këndvështrimi dhe analizat semiotike të studiuesit dhe artistit Gëzim Qendro të këtyre shenjave të hapësirës publike janë krejt origjinale
Studimi i periudhës së artit modernist të Kosovës, të përfaqësuar në rastin e këtij botimi nga vepra e prof. Rexhep Ferrit, njërit prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë, të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit (një mëngjes që për ta kuptuar duhet të rrëmosh thellë nëpër terrin e kohërave).
Në këtë studim autori përpiqet të hedhë dritë mbi përdorimin për qëllime legjitimuese nga pushtete të ndryshme politike të ikonës më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar, Skënderbeut, shqiptarit më të njohur dhe më të nderuar ndërkombëtarisht dhe të vetmes figurë historike që mund t’i bashkojë të gjithë shqiptarët nën flamurin e tij.