Anne Serre A-004334
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Papirus | |
| ISBN | 9789928325440 | |
Për njëzet vjet, pesëmbëdhjetë vjet, e gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, Tregimtari e pat fiksuar vështrimin te Fania, mikja e tij. Ai ishte i ndjeshëm ndaj trupit të saj të fortë, të ngjeshur dhe ndonjëherë gjysmë të vdekur si ai i Njeriut të Ngurtësuar. Në këtë trup, diçka kishte ngrirë dhe nuk qarkullonte: gjaku? limfa? Pikërisht me fjalë, me fjalët e tij – gjëra të varfra – Tregimtari përpiqej t’i jepte jetë atij trupi, që atje të vlonte jeta, e guximshme, e cila mbahej e mbledhur te Fania në zgavrën e barkut si një grusht i shtrënguar, një gur, një fëmijë i vdekur, një kafshë e mjerë e balsamosur.
Fania është qenie e padepërtueshme. Herë pas here, ajo zbulon aspekte të veçanta të personalitetit të saj. Gruaja e re me shikim të humbur mund të jetë e gëzuar, e qeshur, djallëzore. Pas maskës së lëmuar që ajo u ofron atyre përreth saj, ka Fani të tjera… Por këto Fani mbeten të mbyllura në një zarf të ngurtë, mishor. Fania mbart një dhimbje brenda saj ajo është “ndryshe”. Kjo është pyetja që Tregimtari shtron pa u lodhur.
| Faqe | 136 |
| ISBN | 9789928325440 |
| Viti i Botimit | 6 nëntor 2025 |
| Gjuha | Shqip |
| Statusi | I ri |
Isha e çmendur pas emrit të mikeshës sime të re. Të quheshe Virtyt, as më pak e as më shumë! Dhe Angenem, që në gjermanisht do të thotë e këndshme...