Ferenc Molnar BDI0924
Libër i ri
7 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928816764 | |
Pranë Lagjes Tetë, e famshme në Budapest, midis rrugicave që kufizojnë lagjen e vjetër hebraike, gjendet ende rruga e vogël Pal, e cila, në imagjinatën e Molnarit, qe skena e betejës më të paharrueshme midis fëmijëve, që letërsia ka treguar ndonjëherë.
Djemtë e rrugës Pal (1907) përshkruan, në fakt, luftën midis dy grupeve djemsh për të pasur të vetin një shesh lojërash të lirë në lagje. Kur Açi, udhëheqësi i Këmishëkuqve rivalë, vjedh flamurin nga njëra prej fortesave të tyre, Boka, Nemeçeku dhe Çonakoshi organizojnë një ekspeditë për ta rimarrë atë nga kampi armik.
Dy “ushtri” të përbëra vetëm nga gjeneralë dhe oficerë. Një ushtar i vetëm: Erno Nemeçeku, biond dhe i imtë, nga një familje e varfër, i cili do ta pësojë në këtë aventurë.
| Faqe | 240 |
| ISBN | 9789928816764 |
| Viti i Botimit | 01.11.2025 |
| Gjuha | Shqip |
| Statusi | I ri |
Është vlerësuar si një nga kryeveprat klasike të letërsisë për fëmijë. Nuk mund të vijosh më leximin e vlerave të letërsisë pa e shijuar këtë libër. Në këtë libër rrëfehen aventurat e dy grupeve me fëmijë në Budapest; njëri me ngjyrat kombëtare hungareze dhe tjetri me bluzat ngjyrë të kuqe (garlibaldinët)
Të pëlqejnë: Vrapimet sa të mbetesh pa frymë, miqësia e vërtetë, lojërat në rrugë? Atëherë... Ky libër është për ty! Në Budapest, në rrugën Pal, gjendet selia qendrore e një grupi djemsh. Kur Açi, kryetari i grupit kundërshtar “Këmishëkuqtë” vjedh flamurin nga një prej kështjellave të tyre, Boka, Nemeçeku dhe Çonakoshi, organizojnë një ekspeditë në kampin...
Në shpirtin fëminor të Bokës, i cili shihte me mall bankën e Nemeçekut, për herë të parë ishin ngjallur ndjenja të papërcaktuara. Kjo gjë e quajtur jetë ishte shume e çuditshme. Ndonjëherë na mbush me gëzim e ndonjëherë na mbyt me hidhërim. Boka tashmë e kishte kuptuar se sa më shumë që të përpiqemi në jetë, nuk kemi zgjidhje tjetër përveç pranimit të...
“Djemtë e rrugës Pal” është libri që mbetet përgjithmonë në zemrën e një lexuesi. Ky klasik i letërsisë botërore për fëmijë e të rinj, që mund të lexohet pa drojë edhe nga të rriturit, vazhdon të jetë pjesë e bibliotekave për breza me radhë. Ai botohet e ribotohet për të qarkulluar ndër duar lexuesish që dashurohen me personazhet kryesore dhe bëhen pjesë...