Erin Doom BDI0923
Libër i ri
4 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928816795 | |
“Për të kam qenë gjithmonë si lulebora. Lulja e fildishtë, që sfidon dimrin për të dalë në sipërfaqe.”
Ivi është rritur mes liqeneve të ngrira dhe pyjeve të paprekura nga dora e njeriut, e rrethuar nga dëbora që e do aq shumë. Ja pse, kur mbetet jetime dhe detyrohet të shpërngulet në Kaliforni, vajzën e mundon shumë ajo që ka lënë pas: Kanadaja, vendi i vet dhe një boshllëk që nuk po e mbush dot. Midis atyre maleve ndodhet e kaluara me të cilën vajza është kaq e lidhur, e njëjta e kaluar që, pa e ditur, i ka ngjizur përbrenda një sekret të rrezikshëm.
Tani, e vetmja familje që i ka mbetur është ajo e Xhonit, kumbarit të saj të dashur. Por shpejt kupton se djali i Xhonit, Meisoni, nuk është më djali i vogël pa dhëmbë, që kishte parë dikur në foto. Djalë i rritur, ai ka sytë e mprehtë të një bishe të egër dhe një fytyrë të palexueshme. Dhe kur i buzëqesh zymtazi për herë të parë, duke shpërvjelë buzët e përsosura, Ivi e kupton se bashkëjetesa e tyre do të jetë e vështirë. Meisonit nuk i pëlqen fare që Ivi të jetojë me ta dhe nuk bën asnjë përpjekje për ta fshehur këtë.
Ndërsa përpiqet të qëndrojë mbi ujë në valët e rrëmbyeshme të jetës së saj të re në bregun e oqeanit, Kanadaja dhe misteret vazhdojnë ta trazojnë Ivin.
A do të mundet zemra e saj, e bardhë si bora, të lulëzojë përsëri, duke mposhtur akullin e dimrit?
| Faqe | 512 |
| ISBN | 9789928816795 |
| Viti i Botimit | 05.11.2025 |
| Gjuha | Shqip |
| Grupmosha | mbi 12 vjec |
| Statusi | I ri |
Vjen në shqip një roman që tashmë ka fituar zemrat e miliona të rinjve, por edhe çmimet Watty. Një debutim që të përkëdhel zemrën.