I ri Hije që të ndjekin pas Shiko më të madhe

Hije që të ndjekin pas

Robert Galbraith BDI0922

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Hije që të ndjekin pas, ky kapitull i ri epik, prekës dhe i paharrueshëm, do t’i magjepsë lexuesit brenda faqeve të tij me historinë e Robinit dhe Strajkut.

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928487216

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Agjencia e detektivëve Strajk dhe Elakot, tashmë e famshme, ka zgjidhur shumë raste të vështira, të konsideruara nga shumëkush të pazgjidhshme. Ajo që mbetet pezull, gjithnjë e pazgjidhur, është marrëdhënia midis dy ortakëve, e shënjuar nga një miqësi e thellë, ndonjëherë plot shpërthime të paparashikueshme dhe xhelozi të fshehura. Kur Sër Kolin Edensori kërkon ndihmën e tyre për të nxjerrë djalin e tij, Uillin, nga një sekt, Kisha Humanitare Universale, që e ka izoluar, duke i shpëlarë trurin, të dy pranojnë pa fije ngurrimi.

Kisha Humanitare Universale është, në pamje të parë, një organizatë paqësore që përpiqet për një botë më të mirë. Në të vërtetë, ajo i ndan anëtarët nga të dashurit e tyre dhe i nxit të bëjnë dhurime të mëdha, duke u bërë, kësisoj, gjithnjë e më e fuqishme.

Mjerisht, pas një udhëheqësi me karizmë të pamohueshme fshihet një e kaluar e ndyrë, e neveritshme, madje edhe vdekje të dyshimta.

Infiltrimi në selinë qendrore, hyrja nën maskën e një besimtari në një fermë të humbur në zemër të Norfolkut, duket se është zgjidhja e vetme dhe Robini është gati ta bëjë. Ajo ka treguar gjithmonë forcë dhe inteligjencë, por këto mund të mos jenë të mjaftueshme: zhytja në anën e errët të KHU do të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, mes hakmarrjesh të panatyrshme, shantazhesh të panumërta dhe ish-ndjekësish të lebetitur të Kishës. Të bashkuar si kurrë më parë, Robini dhe Strajku duhet të vënë në jetë jo vetëm një plan të studiuar mirë, të përdorin jo vetëm aftësitë e tyre profesionale, por edhe karakteristikat më personale dhe kujtimet më intime, në një nga sfidat më të vështira dhe më përfshirëse nga të gjitha.

Hije që të ndjekin pas, ky kapitull i ri epik, prekës dhe i paharrueshëm, do t’i magjepsë lexuesit brenda faqeve të tij me historinë e Robinit dhe Strajkut.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe960
ISBN9789928487216
Viti i Botimit 5 nëntor 2025
GjuhaShqip
StatusiI ri