Gëzim Qëndro BO0682
Libër i ri
Në këtë studim autori përpiqet të hedhë dritë mbi përdorimin për qëllime legjitimuese nga pushtete të ndryshme politike të ikonës më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar, Skënderbeut, shqiptarit më të njohur dhe më të nderuar ndërkombëtarisht dhe të vetmes figurë historike që mund t’i bashkojë të gjithë shqiptarët nën flamurin e tij.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
Narcisizmi kolektiv krijon mitet. Pushteti i përdor ato në funksion të vetvetes. Mbi përdorimin e mitit të heroit kombëtar të shqiptarëve nga pushtetet e kohëve të ndryshme. Një interpretim që ka në zanafillë shtatoret ekuestër të Skënderbeut, të vendosura në Romë, në vitin 1940 (gjatë fashizmit); në Krujë, në vitin 1959 dhe në Tiranë në vitin 1968 (gjatë diktaturës); dhe në Prishtinë, në vitin 2001 (pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës).
“Së bashku me flamurin dhe himnin kombëtar, fenë, krijimin gjysmëfiktiv të një të kaluare të lavdishme, përkatësinë në një racë të epërme, mitin e heronjve kombëtarë, gjuhën, sistemin e arsimit kombëtar dhe artet, kulturën popullore dhe të kultivuar, monumenti është pjesë e atij mekanizmi që prodhon ndërgjegjen kombëtare.
Sepse, me sa duket, kujtesa kolektive e kombeve është tepër përzgjedhëse për të nxjerrë nga e kaluara ato fakte, shpeshherë aq të përpunuara dhe retushuara sa largohen shumë prej së vërtetës, por që janë të domosdoshme në procesin e ngjizjes së një monumenti.
Gjatë këtij procesi, një figurë historike (dhe ky do të jetë edhe objekti i këtij studimi) mund të gjendet krejt e pambrojtur nëse përvetësohet dhe përpunohet nga një makinë propagandistike e vajisur mirë dhe e efektshme, e cila mundëson përdorimin arbitrar të potencialit legjitimues të personazhit historik prej pushtetit politik, sidomos atij totalitar, duke e vënë në shërbim të interesave të tij.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 155 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Kjo seri shkrimesh rreth artit pamor u pagëzua khora sipas një termi të lashtë grek që shpërfaq larmi të mahnitshme shtresëzimesh kuptimore të rravguara në shekuj nga Platoni te Heideggeri, Derrida, Lacan, Zizek etj.
Ky libër është një studim rret arkitekturës dhe formave që ka ndërtesa që projektuan rusët dhe ku u vendos “hollivudi” shqiptar që i dha jetë propagandës dhe farkëtimit komunist të shqiptarëve. Këndvështrimi dhe analizat semiotike të studiuesit dhe artistit Gëzim Qendro të këtyre shenjave të hapësirës publike janë krejt origjinale
Studimi i periudhës së artit modernist të Kosovës, të përfaqësuar në rastin e këtij botimi nga vepra e prof. Rexhep Ferrit, njërit prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë, të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit (një mëngjes që për ta kuptuar duhet të rrëmosh thellë nëpër terrin e kohërave).