I ri Tre shoket dhe une Shiko më të madhe

Tre shoket dhe une

Agim Xhafka BLV0005

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Këto pesë vitet e fundit, krahasuar me çdo periudhë të jetës, kam shkruar shumë, shumë. Thuajse çdo ditë shkarravis e shkarravis. Pa u lodhur hiç. Kujtime, etyde, ese, humor, tregime... ...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Këto pesë vitet e fundit, krahasuar me çdo periudhë të jetës, kam shkruar shumë, shumë. Thuajse çdo ditë shkarravis e shkarravis. Pa u lodhur hiç. Kujtime, etyde, ese, humor, tregime... Guxova dhe me një novelë. Botova disa libra e ngutem të botoj të tjerë. Jo vetëm ngaqë janë pritur mirë, thuajse janë shitur sa hap e mbyll sytë, por edhe se ndiej kënaqësi, emocione, lumturi, ngazëllim, mallëngjim e plot shijime që nuk mund t'i shpreh dot. Se nuk i specifikoj qartë, ngaqë ngatërrohen kufijtë e perceptimit. As vetë nuk e di pse shkruaj kaq dendur. Po di që do të shkruaj e do të shkruaj. Një pyetje të tillë ma bëri edhe vajza ime.

- Nuk u lodhe, o ba me tha. Bëj ca pushim. Pse me kaq ngut?

Pa u menduar, po i përgjigjem me një strofë të Agollit. Bije. shkruaj me ngut që të jem përherë me ty. Që:

Po kur të jesh mërzitur shumë.

Në raft të librave kërkomë, Atje do të jem i fshehur unë, Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh Dhe unë do zbres, do vij pas teje: Ti si dikur me mall do qeshësh, Si një blerim pas një rrekeje....

Të dhëna

Faqe56
Viti i Botimit30.10.2025
GjuhaShqip
StatusiI ri