Cmim i reduktuar! Platforma Shiko më të madhe

Platforma

Michel Houellebecq SB0033

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Platforma nuk është një ese mbi turizmin seksual. Është një roman i shkëlqyer mbi çështjen e përhershme të marrëdhënieve të komplikuara mes burrave e grave, mbi keqkuptimet e përjetshme, të mohuara një ditë nga një takim autentik, një lloj mrekullie, një revolucion intim. Le Monde des Livres

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
Fletët257
ISBN978 99943 51 15 2

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror. Ai, nuk mban një qëndrim të vetin, por konstaton dhe konstatimi i tij është ironik, therës, agjësues. Kjo lloj natyre e kultivuar nga jeta sedentare dhe pa motive, do të ndryshojë dalëngadalë. Ai do të bjerë në krahët e një dashurie që do ta shtyjnë të hyjë në zemër të kësaj platforme, ku duket se kërkon të mbështetet kjo botë, me të gjitha të mirat dhe këqijat e saj. Michel Houellebecq është cilësuar nga media si shkrimtar me nuhatje profetike. Fare pak kohës pas daljes së këtij libri, në fundin e të cilit përshkruhet një akt i rëndë terrorist, ndodhi 11 shtatori. Bota letrare ktheu kryet nga paralajmëruesi; ai ishte autori i parë që me gjuhën e tij të mprehtë, ia parashikoi botës së fjetur këtë kërcënim për prishje të ekuilibreve njerëzorë. Michel Houellebecq është ndër autorët më kontraversalë evropianë dhe i njohur tashmë në të gjithë botën për rrëfimin e tij ironik. Gjuha e ashpër dhe e drejtpërdrejtë e përshkrimit të turizmit seksual prej tij, është gjuha e shpjegimit të një realiteti, jo tashmë të fshehur e kërcënues, por ekzistent dhe vrasës.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët257
ISBN978 99943 51 15 2
V. Bot2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhelal Kurtina