Philip Roth SB0028
Libër i ri
I përndjekur nga vepra më e hershme "Shkrimtari i hijeve", ky roman "Del Hija", është një kapërcim i mahnitshëm në një fazë tjetër të përkushtimit të pakufi që ky shkrimtar i madh ka për letërsinë artistike.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Skanderbeg Books | |
ISBN | 978 99943 5161 9 | |
Ashtu sikurse Rip Van Uinkeli, i cili kthehet në vendlindjen e tij për të zbuluar se çdo gjë ka ndryshuar, Nathan Zukermani kthehet në Nju Jork, qyteti ku është larguar njëmbëdhjetë vjet më parë. I vetëm në malin e tij në Nju Inglend, Zukermani ka ekzistuar vetëm si shkrimtar: pa zëra, pa media, pa ndonjë kërcënim terrorist, pa ndonjë grua, pa lajme, pa ndonjë detyrë tjetër, veç punës së tij dhe peshës së ditëve të pleqërisë.
Duke u endur rrugëve si një lugat, ai krijon shpejt tri lidhje, që e shkatërrojnë vetminë e tij të mbrojtur me aq kujdes. Njëra është me një çift të ri, me të cilët, në një çast nxitimi, vendos të ndërrojë shtëpinë. Ata do të lënë pas Manhatanin e pas 11 shtatorit për strehën e tij në fshat, ndërsa ai do t'i kthehet jetës së qytetit. Por që nga çasti që njihet me ta, Zukermani dëshiron gjithashtu të këmbejë vetminë e tij me sfidën erotike të vajzës së re, Xhemit, joshja e së cilës e tërheq atë prapë te gjithçka që mendonte se e kishte lënë pas: intimiteti, loja drithëruese e zemrës dhe të trupit. Lidhja e dytë është me një personazh nga rinia e Zukermanit, Emi Beleti, shoqe dhe muzë e heroit të parë letrar të Zukermanit, E. I. Lonof.
Dikur e parezistueshme, Emi tani është një plakë e tretur nga sëmundja, e cila ruan kujtimin e atij shkrimtari të madh e të ngrysur amerikan që i rrëfeu Nathanit udhën vetmitare drejt profesionit të shkrimtarit. Lidhja e tretë është me biografin aspirant të Lonofit, një djalë i ri, një qëmtues i lajmit të bujshëm letrar, i cili është i gatshëm të bëjë dhe të thotë gati gjithçka për të mbërritur te "sekreti i madh" i Lonofit.
I përfshirë befas, sikurse nuk do të donte apo synonte të përfshihej kurrë sërish, në dashuri, brengë, dëshirë dhe armiqësi. Zukermani shteron një dramë të brendshme dhe mundësish të gjalla dhe ngacmuese.
REVIEW NGA ALBERT VATAJ RRETH ROMANIT
Romani ,,Del hija” është vepër e shkrimtarit të madh amerikan, Philip Roth, që në titull paralajmëron një përmbajtje të veçantë. Roth sjell tek lexuesit misterin e një shkrimtari që në të njëjtën kohë paraqitet si njeri i vdekur por edhe i gjallë. Thënia e Dylan Thomasit: Para se vdekja të të marrë, merre mbrasht këtë! – Kjo flaji që është vënë si moto në hyrje të romanit - kur ndërthuret me rrëfimin e njeriut që ndodhet në vjeshtën e jetës së tij, merr kuptimin e porosisë që jeta duhet të jetohet me të gjitha çastet e saj, se njeriu duhet të përballet me të deri në fund, e kur prapa lihen vepra të mëdha atëherë dueli vazhdon edhe pas vdekjes.
Rrëfimi i romanit “Del hija” është i ndarë në pesë pjesë me tituj të veçantë, që bëhet në vetën e parë nga shkrimtari Nathan Zukerman. Ky rrëfim prek çështje të ndryshme që e preokupojnë njeriun e sotëm, që të lidhura me ngjarjet reale të viteve të fundit ngrenë pikëpyetje të shumta mbi jetën, vdekjen dhe asaj që mbetet pas tyre, e mbi te gjitha mbas jetës të një shkrimtari. Kthimi i Zukermanit në jetën e Nju Jorkut, sa përkon me kthimin e Odiseut në Itakë, aq edhe dallon nga ai, sepse qëllimi i kthimit në këtë rast lidhet me vullnetin dhe dëshirën për të mposhtur kërcnimin nga mosshijimi i kënaqësive të jetës. Nëse një kërcnim serioz nga armiq të pendës së tij e kishte bërë të ikte nga Nju Jorku, tani një kërcnim tjetër e bën të kthehet aty. Por, derisa Odiseu kthehet triumfues dhe triumfon mbi gjendjen e krijuar në Itakë, Zukermani nuk e arrin këtë gjë. Ai përveç tjerash, duke u bërë dëshmitar i sulmeve ndaj biografisë së shkrimtarit, E.I. Lonof, nga njerëz të uritur për famë kthehet prapa edhe me pasigurinë për fatin e veprës dhe biografisë së tij pas vdekjes.
Megjithëse kemi të bëjmë me narratorin që flet në vetën e parë, episodet nga e kaluara, nga jeta e Emit, Lonofit, Xhemit dhe vetë Zukermanit futen natyrshëm brenda linjës kryesore të rrëfimit duke e pasuruar atë dhe duke zgjeruar tablonë e jetës. I nisur nga aktualiteti, e duke vazhduar me pasojat e sulmeve të 11 shtatorit, sulmet terrosiste që tronditën botën, e mbi të gjitha popullin amerikan, zgjedhjet presidenciale në Amerikë, zgjedhje këto qe sulmohen apo nuk pranohen si zgjedhje reale, politika e G.W Bushit kritikohet drejtpërsëdrejti duke e konsideruar si një politikë centraliste, vetëpërfituese, neglizhente për botën, rrezikun që po i sjellte botës, një politkë që po e rrezikonte planetin tonë në shumë aspekte, zhgënjimi i njerezeve nga jeta dhe mënyra e të jetuarit. Rrëfimi shkon prapa në kohë deri tek periudha e Luftës së Dytë Botërore përndjekja e hebrenjve, duke u kthyer në kohën e së kaluarës ku ai paraqet vështërsitë e medha të popullit hebrenj në kohen e përdjekjes, dhe në anën tjetër ai ngrit besimin herbraik. Përqasja e kohërave bëhet përmes shëtitjeve narrative që ndërtojnë fabulën në qendër të së cilës ndodhet Zukermani, i cili i prekur nga sëmundja kanceroze kthehet në NewYork, vend ky ku kishte kaluar tërë jetën, duke përjashtuar ato 11 vitet e fundit që i kaloi jashtë qytetit të zhurmshëm, të ngulfatur nga njerëzit. Protagonisti që në nismë shfaq ndjenjat e ftohta të të jetuarit në këtë botë, ndjesitë e tij tani më kishin pësuar ndryshime, ai rrëfen se nuk kishte ndonje dhimbje per 11 shtatorin, gjë që nuk mund të merrej si normale për kohën. Kthimi do t’i ringjallë atij kujtimet e fëmijërisë, fuqinë dhe energjinë që tani i kishte humbur. Kontrast i fuqishëm krijohet mes arritjeve teknologjike që ishin bërë gjatë një dekade dhe nivelit ku kishte ngelur Zukermani: në kohën e makinës së shkrimit, mes shkrimeve, mes librit, pa zërin e botës, pa gjininë e kundërt, pa kërcënimet terroriste, jetonte i mbyllur në vete, me heshtjen, me pleqërinë, por, duke u prehur brenda lirisë së vetevetes. Në rrethana të tilla shkrimtari do të duket si hije e njeriut që kaherë kishte ikur nga kjo botë. Megjithë averzionin ndaj ndryshimeve dhe pamundësinë e adaptimit në jetën e re të qytetit, rikthimi në Nju Jork, qytet ky që zgjon te çdokush mundësi të reja, tek Zukermani zgjon krahas shpresës për shërim edhe ndjenjën e dashurisë ndaj shkrimtares së re Xhemi Logan.
Rrëfimet e personazheve të tjera që në mënyra të ndryshme lidhen me të zbulojnë përvoja njerëzore, që kur vihen pranë njëra-tjetrës përplotësojnë tërësinë e ndryshimeve që karakterizon kohët e ndryshme. Kështu, kthimi atij i kujton njeriun me egon të madhe, Lerri Hollis, njeri qe kishte mbetur ne kerkesat femirore: ,,Rruga e Lerrit drejt pushtetit, ishte te pasurit e pelqimi te heshtur e te plote nga njerezit e dashur ne jeten e tij – e imja ishte te mospasurit e askujt ne jeten time”. Nëse Emi Beleti në moshë të re ishte dashuruar në shkrimtarin e vjetër Lonof është e gatshme që për hir të kësaj dashurie t’i nënshtrohet jetës ashtu siç e diktojnë teket e tij, Xhemi Logan e dashuruar në Billin nuk është e gatshme të sakrifikojë asgjë rehatia e saj për këtë dashuri, aq më tepër kur e sheh se ai e adhuron. Emi i qëndron besnike dashurisë së saj edhe pas vdekjes së Lonofit, ndërsa Xhemi nuk e bën këtë as në jetë. Megjithatë Zukermani dashurohet pikërisht në Xhemin, sepse ajo është simbol i të bukurës, të paarritshmes asaj për të cilën gjakon çdo njeri në jetë. Në pamundësi të realizimit të kësaj dashurie në realitet, shkrimtari e bën këtë në shkrimet e tij, që futen si krijim brenda krijimit. Dialogët e shumtë ku AI dhe AJO shkëmbejnë mendimet dhe ndjenjat e tyre janë fryt i imagjinatës së Zukermanit dhe përmes tyre ai tregon përparësinë që ka mendja në raport me trupin. Prej këtu duket se del porosia: Nëse dashuria nuk mund të realizohet fizikisht, atë nuk mund ta ndal askush në imagjinatë dhe në vepra, që tek e fundit mbeten të përjetshme.
Duke i dhënë rolin e forcës lëvizëse të konfliktit veprën e papërfunduar të Lonofit dhe dilemën rreth incestit të tij, shkrimtari e vë në pah kotësinë e kërkimit të lidhjes së veprës me realitetin. Së këndejmi, mund të arrihet përfundimi se nuk është me rëndësi a është real, a e ka përjetuar vërtet shkrimtari një fakt që e fut në vepër, me rëndësi është se ky fakt është real për botën psikologjike të tij. Nëse Primo Levi vetëvritet pasi shkruan për Aushvicin, thotë Emi, Lonofi vdes pse në romanin e papërfunduar përballet me një fakt që e kishte ndrydhur në pavetëdijen e tij dhe të cilin nuk e tejkalon dot. Duke e marrë në mbrojtje Lonofin nga sulmet e kohës së re, që në vepër përfaqësohen nga Klimani, shkrimtari i vjetër Nathan Zukerman e mbron në një mënyrë veten dhe veprën që do të lërë pas. Aq shumë identifikohet me Lonofin sa edhe vet në ëndërr përballet me incestin me nënën e tij. Mirëpo, me gjithë këmbënguljen e tij, Zukermani nuk ia del ta mbrojë deri në fund çështjen e Lonofit dhe si pasojë duket se profecia e Niçesë “Arti vritet nga smira” realizohet herët a vonë, e aq më tepër në kohën kur në pamundësi të krijimit të monumenteve të mëdha të artit shfaqet synimi për t’i njollosur ato të kaluarat.
Philip Roth me romani Del hija ku kompetencën e rrëfimit e bartë një njeri i pashpresë, shfaq gjendjen në të cilën ndodhet letërsia e mirëfilltë me krijuesit dhe lexuesit e saj, kohën kur kureshtja për zhbirime biografike synon të zëvendësojë kërkesat estetike dhe dëshira për famë nuk zgjedh mjete. Reagimi kritik i drejteperdrejt, pikërisht vije me letren e Emit drejtuar redaktorit të gazetës së njohur NewYorkTimes, për ato shpërfillje të shkrimtarëve dhe shkrimeve të tyre.
Përmes rrëfimtarit shkrimtari vë në diskutim se a duhet apo jo të futen çështjet intime ose personale, pra jeta personale, në mesin e diskutimeve rreth veprave të autorit.. Roth është vetë Zukermani që në fund të rrëfimit dorëzohet me ikjen e tij nga NY duke mbetur peng i asja se a do të vazhdojë të zhbirohet ajo që është letërsi.
Faqe | 262 |
ISBN | 978 99943 5161 9 |
Viti i Botimit | 2011 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Sokol Bega |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Libri komik më i pamëshirshëm rreth seksit i shkruar deri tani. The Guardian
Inati, rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.
"Martesë me një komunist" ështënjë histori komplekse, e treguar në nyjet e qiellit përmes monologut të vetë Philip Rothit nën petkun e Natan Zukermanit dhe mësuesit të tij të dikurshëm, filozofit Merri Ringoldit
Nje tjeter arritje romanore e Philip Roth vjen per lexuesit shqiptare: Nje njeri i zakonshem, - roman i perkthyer mjeshtrisht nga Engjellushe Shqarri sjell nje reflektim te thelle per jete-vdekjen dhe historine e nje djali nota ne boten pasi peson nje goditje ne zemer....
Romani më i shitur i një historie alternative të Philip Rothit - historia tronditëse e asaj që ndodh me një familje, kur Amerika zgjedh një president karizmatik, ithtar i izolimit!
Kafsha që jep shpirt është ndër punët e fundit të shkrimtarit amerikan Philip Roth (1933-2018). Kjo kryevepër përmbledh në mënyrë të përsosur gjithë qasjen pesimiste mbi epokën tonë, me penën e njërit prej prozatorëve më të vlerësuar botërisht pas Luftës së Dytë Botërore."