Përse, pas zhdukjes së mistershme të babait të saj, zonjusha e bukur Morstan nis të marrë çdo vit si dhuratë nga një perlë të rrallë e të shkëlqyer? Kush është ky bamirës i mistershëm? Përse dashka ky person krejt papritur të takohet me të? Misteri zë fill pasi Holmsi dhe Uotsoni vihen pas një thesari të paçmueshëm indian dhe një vrasësi, vula ogurzezë e...
Ky libër është një përmbledhje përrallash ku përfshihen : Magjia, Shtatë pëllumbat, Uji i rinisë së përjetshme, Maçoku me çizme, Aladini, Bukuroshja e fjetur në pyll, Vajza që shkeli bukën, Vendi i qenve, Rubini i mrekullueshëm, Tre qentë, Princesha e magjepsur, Johani besnik, Princi i lumtur, Përralla e maceve, Gjarpri, Zogu i vezëve të arta, Pleshti dhe...
Në vëllimin e tretë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Ali babai dhe dyzet hajdutët, Gjiganti egoist, Xhovanino kërkoi vdekjen, Tri Qitrot, Pallati i mbretëreshës së dënuar, Kripa, Një natë në parajsë, Nusja sirenë, Injoranti, Arusha, Nusja që jetonte prej erës, Historia e një gruaje dhe e pesë mëtuesve të saj, Zanat, Fyelli magjik, Breshka e...
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund ti bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre.
Kërkimet e detektivit më të famshëm në letërsi, Holms, çojnë në këtë roman në zbulimin e një historie dashurie dhe hakmarrjeje dhe lajmëron një sërë misteresh, ku fjalën e fundit e thotë pa më të voglin dyshim i papërsëritshmi Holms.
Ata të gjithë i jepnin llogari kryetarit të lozhës… Vite më parë një detektiv privat i ardhur nga Çikagoja solli drejtësinë në një qytezë të kapluar nga tmerri. Tani ai do të paguajë. Një e shtënë e dyfishtë në fytyrë nga një armë gjahu e sharruar lë të vdekur një burrë… dhe zbulon një sekret, që ka ndjekur një tjetër burrë matanë oqeanit, duke vënë në...
Helena përgatit me dashuri dhomën e vet të miqve për shoqen e saj, Nikolën, e cila po vjen të kalojë ca kohë me të. Për tri javët në vijim, ndërkohë që Nikola i nënshtrohet trajtimit që beson se do ti kurojë kancerin në stad të përparuar, Helena bëhet infermierja e saj, shërbyesja, engjëlli mbrojtës dhe gjyqtarja e ftohtë.
Doktor Hiller po përballet me momentin më të vështirë të jetës së tij. Operacioni i rradhës i neurokirurgut të shkëlqyer nuk thjeshtë ajo në një pacient për të cilin ai është shpresa e fundit. Pacientja është Silvia, dashuria e tij e vetme.
Ka, sidoqoftë, një numër shenjash paralajmëruese për keq. Njëri nga kapitenët e Grei Istërnit ka vdekur i mbytur. Një pasagjer është lënë në brakti i trallisur në thellësi të anijes.
Nga toka në Hënë është një novelë e vitit 1865 e autorit Zhyl Verne . Ai tregon historinë e Klubit të armëve të Baltimores, një shoqëri e pas luftës civile amerikane, që synon të ndërtojë armë për të dërguar në hënë tre nga anëtarët e Klubit të armëve- Presidentin, një prodhues armaturash nga filadelfia dhe një poet francez në Hënë.
Barku i minierës i zbrazur, pistonat e shkulur, pasarelat e thyera... Pellgu qymyrguror i vjetër i Ebërfoilit, në Skoci, është krejtësisht i vdekur.
T-Reksi Tito do të marrë pjesë në garën e shkretëtirës,por ai nuk ka rrota !A do të gjejë dicka në kohë ? Ndihmojemi të gjejë kockat e shijshme dhe takoni disa nga miqtë e tij gjatë rrugës !
“Një minutë – Përralla nga bota” është një përmbledhje përrallash të shkurtra nga kultura të ndryshme të botës. Tregimet lexohen shpejt dhe sjellin aventura, personazhe interesante dhe mësime të bukura për miqësinë, guximin dhe respektin për të tjerët, duke nxitur kureshtjen dhe imagjinatën e fëmijëve.
Feliksi,qeni i fermës ka një ditë të ngarkuar përpara,por është i uritur dhe ka humbur të gjitha ushqimet.Ndihmojemi të gjejë kockat e shijshme dhe takoni disa nga miqtë e tij gjatë rrugës !
Robinson Kruzo është një roman i shkruar nga Daniel Defoe, botuar së pari më 25 prill 1719. Botimi i parë ia mveshi autorësinë e librit protagonistit Robinson Kruzo, aq sa lexuesit menduan se bëhej fjalë për një udhëpërshkrim me incidente të vërteta.
“Një minutë – Përralla fantastike” është një përmbledhje tregimesh të shkurtra me elemente magjike dhe personazhe fantastike. Përrallat lexohen shpejt dhe përcjellin mesazhe të bukura për imagjinatën, guximin dhe mirësinë, duke e bërë librin ideal për fëmijë dhe lexim para gjumit.
I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
Duke u përpjekur të mbanin harmoninë familjare si fasadë, për hir të bindjeve fetare dhe tre fëmijëve të rritur, Winifred dhe Daniel Coulson fillojnë një trashëgimi, ku djali i tyre më i vogël, Donald, duhet të zgjedhë midis vlerave të së kaluarës dhe atyre të tashme.
Një familje e ndarë më dysh nga politika, që u mbijetoi sfidave të kohës si një e tërë. Një familje me dy partizanë në luftë që u digjet shtëpia dhe internohen po nga partizanët. Një baba i arratisur, i cilësuar tradhtar dhe i vendosur kundër të birit hero. Një nënë që kalon 12 vjet në internim me tre fëmijët e saj të vegjël, me bashkëshortin dhe një...
365 Përralla fantastike
Argëtohuni duke lexuar këto rrëfenja të vogla magjike që vogëlushët të jenë më të lumtur dhe të flenë më ëndrra të bukura. Nisuni në aventurat e piratëve dhe lundroni me ta në anijet e imagjinatës.
Nje vellim i pasur me ilustrime te shumta per te zbuluar te fshehtat dhe kureshtite e botes se kafsheve. Nje udhetim zbavites ne zbulim te vendeve te reja dhe te specieve qe i popullojne.
Përrallëza klasike me kafshë të ilustruara nga Francesca Pesci, Umberto Fizialetti, Paola Migliari si dhe Lisa Francia. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla si: Rosaku Romeo, Dordoleci Tom dhe shokët e tij, Lepuri Uilli dhe Arushi i vogël Oskar.
“Një minutë – Përralla klasike” është një libër me përralla të shkurtra dhe të njohura, të përshtatura për t’u lexuar shpejt. Çdo përrallë përcjell një mesazh të thjeshtë dhe të bukur për vlera si mirësia, ndershmëria dhe guximi, duke e bërë librin ideal për fëmijë dhe për lexim para gjumit.