I ri Cmim i reduktuar! E bukura e te jetuarit dy here Shiko më të madhe

E bukura e te jetuarit dy here

Sharon Stone BLV0286

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“E bukura e të jetuarit dy herë” është një libër për të plagosurit dhe për të mbijetuarit; është kremtim i forcës dhe elasticitetit të grave, një vlerësim dhe një thirrje për të qenë aktiviste. Është një dëshmi që tregon se nuk është kurrë vonë për të ngritur zërin dhe për të folur.

Më shumë detaje

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928338983

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sharon Stone, një nga aktoret më të njohura në botë, pësoi një hemorragji cerebrale që i kushtoi jo vetëm shëndetin, por edhe karrierën, familjen, pasurinë dhe famën. Në librin “E bukura e të jetuarit dy herë” ajo përshkruan përpjekjet për të rindërtuar jetën dhe rrugëtimin e ngadaltë të kthimit drejt integritetit dhe shëndetit. Në një industri që nuk e pranon dështimin, në një botë ku shumë zëra janë të heshtur, ajo gjeti fuqinë për t’u rikthyer, guximin për të folur dhe vullnetin për të bërë një ndryshim në jetën e grave dhe të fëmijëve në mbarë globin.

Përgjatë faqeve të këtij libri të mbushur me detaje personale, Sharon Stone flet për rolet e saj kryesore, për miqësitë që i kanë ndryshuar jetën, për zhgënjimet dhe për arritjet e saj më të mëdha. Ajo tregon rrugëtimin nga një fëmijëri plot trauma dhe dhunë, në një fushë dhe biznes që në shumë mënyra u bëri jehonë të njëjtave sulme, nën petkun e parave dhe magjepsjes. Ajo përshkruan forcën dhe kuptimin që gjeti te fëmijët dhe te ndihma humanitare e, në fund, tregon se si luftoi për të gjetur jo vetëm të vërtetën, por edhe pajtimin dhe dashurinë e familjes.

Sharon Stone u bë e njohur jo vetëm për talentin dhe bukurinë e saj, por për sinqeritetin dhe guximin për të mos u “sjellë mirë”, cilësi që e bëjnë kaq të fuqishme këtë autobiografi.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe262
ISBN9789928338983
Titulli origjinalThe beauty of living twice
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArjola Cuca