I ri Luanet e Sicilise Shiko më të madhe

Luanet e Sicilise

Stefania Auci A-005252

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky liber sjell realitetin e Italise se jugut, me krizat dhe sfidat e njeriut qe perballet me mafien, sjelljen e paligjshme dhe betejen per mbijetese. Ky roman eshte nder sagat me dinjitoze te perballjes se individit dhe te vlerave ne luften kunder mafias prandaj, ky roman ka fituar besimin e qindra e mijera lexuesve ne Itali dhe tashme, vjen edhe ne shqip

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216878

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Me të zbarkuar në Palermo nga Banjara Kalabreze, në vitin 1799, Floriot synojnë të jenë më të pasurit dhe më të fuqishmit.

Vëllezërit Paolo dhe Injacio e shndërrojnë biznesin e tyre në më të mirin e qytetit, blejnë shtëpi, toka dhe krijojnë shoqërinë e tyre të lundrimit.

Kur Vinçenco, i biri i Paolos, merr në dorë drejtimin e “Shtëpisë Florio”, hovi s’ka të ndalur: në kantinat “Florio”, një verë varfanjakësh shndërrohet në nektar të denjë për tryezën e një mbreti.

Ndërkaq, Palermo vështron e habitur arritjet e Floriove, por krenaria zbehet prej smirës dhe përçmimit të të tjerëve: ata burra të suksesshëm mbeten sidoqoftë “të huaj”.

Palermo nuk e di se pikërisht dëshira e ethshme për të pasur një vend të denjë në shoqëri, qëndron në themel të ambicies së Floriove dhe shënjon, për mirë apo për keq, jetën e tyre.

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën e Vinçencos dhe shndërrohet për të në një port të sigurt, në një shkëmb të pacenueshëm.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe402
ISBN9789928216878
Titulli origjinalI Leoni di Sicilia
RedaktoriBledar Cepele, Pranvera Palushi
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRomina Kasharaj
RomanSagë&Histori