Revista Obelisk Nr. 238 - 13 vjet Obelisk Shiko më të madhe

Revista Obelisk Nr. 238 - 13 vjet Obelisk

A-000587

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Jeta e një reviste është si jeta e njeriut. Ka ditët e saj të bukura e ditët e mërzitshme. Brenda saj ka mijera faqe, që thonë mijëra gjëra, ngjarje që shpalosim ndjenja e mendime. E sot me krenari të ligjëshme e me gojën plot unë them: AJO U BË 13 VJEÇ! 13 vjet që u flet njerëzve që kanë sy e veshë për të parë e dëgjuar.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

150 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pothuajse çdo vit i kam grishur autorët të sillnin diçka si urim që bëhet në të tilla raste. E sivjet nuk e bëra këtë. Do thoni ju pse?

Sa herë që vjen ky çast më kujtohet urimi që më ka bërë para disa kohësh, liriku i madh Skënder RUSI.

 

Ikën pesë vjet dhe ja tek erdhi një tjetër,

Ta jep ty dorën dhe ti tënden ia zgjat!

Seç i thua në vesh për vitet e vjetër,

Si për ca miq që po ikën larg!

 

Paçka se t’u ngatërruan nëpër këmbë butakë,

Dhe ameba të shëmtuara çdo ditë,

Ti për Obeliskun ke luftuar jo pak,

E ke mbrojtur atë siç mbrohen dashuritë!

 

Mos dëgjo zërat që dalin nga shpellat,

Çdo hap i yti është një triumf!

Ti je si Odiseu që i sfidoi erërat,

Prandaj dhe Itaka jote nuk humb!

 

“Fali Zot, se ç’të bëjnë nuk dinë”

Kjo është arma me të cilën ti lufton!

Asnjë hap tëndin ata s’mund ta arrijnë,

Se nuk arrihet kurrë ai që dashuron!

 

13 vjet në tregun e botimeve pa asnjë abonim (për të qënë i sinqertë, ka 2 vjet që A.B është abonuar), pa asnjë përkrahje financiare ( sërish për të qenë i sinqertë A.B ka financuar dy aktivitete të OBELISK), vetëm me mendimin për t’i shërbyer njerëzve që kanë diçka për të thënë.

E kam thënë e po e përsëris, ajo do të dalë sa të kem jetë, e në xhep qindarkën e fundit.

Dua që në rrugën e nisur të kem përkrah miq të mirë!

Mirutakofshim në përvjetorë të tjerë!

-Me respekt BOTUESI

 

 

NË KËTË NUMËR:

- Prejardhja, mbërritja, letërsia

Kujtime në gjuhën amtare, jeta e përditshme në gjuhën e huaj, leximi në gjuhën e arsimimit

ALIDA BREMER – GJERMANI

- E ARDHMJA E POEZISË DHE ZHVILLIMI I QENIES NJERËZOR

nga Briken Zenuni

- Tregim – RULETA RUSE nga Edmond Shallvari

- Cikël poetik nga Mira Nikolla

- CIKËL POETIK NGA IOANA DIACONSECU – RUMANI

- RUAJU DORËS QË VEPRON NË HIJE nga JOVAN NIKOLLAIDIS

- Cikël poetik nga Agron Dragoti

- Dialog hyjnor nga Skender Lazaj

- Tregim – Rikthimi – nga Murat Aliaj

Rreth romanit “Kthesa” të autorit Ndue Lleshaj

- KTHESAT E RREZIKSHME TË JETËS nga Ndue Lazri

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë