I ri Revista Medius Nr. 5 Shiko më të madhe

Revista Medius Nr. 5

Instituti i Komunikimit Medius A-002134

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në “Medius 5” e cila u fokusua tek A dimë të protestojmë? do të lexoni shkrime nga: Ergys Mërtiri, Ervin Hatibi, Fabian Zhilla, Ardian Vehbiu, Ilda Mara, Elsa Demo, Armand Bora, Redi Shehu, Selami Xhepa, Lulzim Hoxha, Fitim Zekthi, Brenton Kotorri, Avni Delvina dhe Agim Baçi

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN02617781

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

A e kanë bërë protestat botën më të mirë? A mund të besosh se e ke bërë detyrën tënde nëse nuk ke protestuar ndaj padrejtësive? A mjafton qoftë edhe një person i vetëm në protestë, apo nevojiten shumë mbështetës që ajo të arrijë qëllimin e saj? A na bën protesta gjithmonë më të lirë? Cili është fati i protestave në Shqipëri dhe ai kemi lexuar pasojat e tyre?

Në ditët e sotme shumë përgjigje nuk varen më vetëm nga idetë apo kuraja e një individi a grupi individësh.

Më shumë se gjithçka, për fatin e protestave, sot kanë vendosur dhe vendosin mediat, sidomos ato tradicionale, që herë kanë shërbyer si katalizatorë për përfshirje, e herë kanë luajtur rolin e zjarrfikësit, duke mbështetur hapur pushtete apo klane të rëndësishme ekonomike.

Nga ana tjetër, pa median, tradicionale apo të re, nuk e ka të lehtë asnjë lëvizje të përhapet sot e të arrijë qëllimin për të cilën nis betejën.

Pavarësisht dilemave lidhur me fatin e protestave, sidomos atyre lidhur me përdoruesit dhe përfituesit e rezultatit të protestave, vlen sërish të pyesim: A mund të protestojmë edhe sot njëlloj si shumë kohë më parë kur mediat, sidomos rrjetet sociale, nuk e kishin fuqinë që kanë sot? Cili duhet të jetë roli i elitës apo industrialistëve në një situatë revolte? A e kanë humbur autoritetet fetare ndikimin e tyre në historinë e revoltës dhe a mund të jenë ata shtytësit e një rruge më të drejtë për shoqëritë e sotme?

Askush nuk mund të parashikojë sot se si mund të ishte fati i Sokratit të mençur nëse do të transmetohej direkt në televizione apo media sociale, apo edhe ai i Gandit teksa tronditi perandorinë e atëhershme britanike me meditim dhe agjërim. Pavarësisht ngjyrimeve kaq të ndryshme, askush nuk mund të kundërshtojë faktin se vetëm kuraja mundet që ta çojë njeriun drejt mbrojtjes së dinjitetit dhe kërkimit të së mirës përballë çdo pushteti, sado i fuqishëm qoftë ai.

Martin Luther King, Gandi apo Nelson Mandela janë vetëm disa prej emrave që kanë bërë epokën e tyre të madhe të ndryshimit, duke udhëhequr drejt.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe162
ISBN02617781
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë