Medius Nr. 2 Shiko më të madhe

Medius Nr. 2

Instituti i Komunikimit Medius BG0069

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Hidhet në qarkullim numri 2 i revistës MEDIUS, botim i Institutit të Komunikimit Medius. Ky numër është i fokusuar mbi teknologjinë, duke sjellë këndvështrime të personaliteteve të ndryshme mbi ndikimet që ka në jetën tonë të përditshme.Në këtë numër, kushtuar sfidës sonë përballë pushtetit të teknologjisë, do gjeni shkrime nga: Milazim Krasniqi, Selami Xhepa, Brikena Kasmi, Fabian Zhilla, Silvana Kola-Loka, Klementin Mile, Redi Shehu, Ervin Muço, Fitim Zekthi, Ergys Mertiri, Ervin Hatibi, Armand Bora, Ada Capi, Agim Baçi & Enkeleda Suti.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është gati e pamundur të shmangim sot debatin mbi ndryshimet që ka pësuar jeta jonë nga teknologjia, nga ritmi i komunikimit. Rrugët për të tjetri, për te dija, për te mundësia për të patur një jetë më të shëndetshme e më të gjatë, tashmë janë rrugë që gërshetohen të gjitha me praninë e jashtëzakonshme të fuqisë teknologjike.

Por, në fakt, çfarë do të jemi ne pas disa vitesh kur teknologjia të ketë zënë një vend edhe më të madh në jetët tona? A do të mund të flasim njësoj për moralin, besimin, për demokracinë e sidomos për të vërtetën kur robotika të jetë bërë pjesë normale e përditshmërisë? Cili do të jetë kuptimi për “Veten” dhe “Tjetrin”?

Përballë një realiteti ku algoritmat dhe teknologjia do të kenë krijuar “njeriun e jashtëzakonshëm”, shumë nga pikëpyetjet e derisotme, përmes së cilave kemi projektuar dhe jetuar rrugëtimin dhe komunikimin tonë, rrezikojnë të humbin kuptimin me të cilin jemi mësuar dhe kemi ndërtuar apo rindërtuar jetët tona. Fuqia e disave që do të kenë më shumë mundësi përmes teknologjisë dhe fati i shumë të tjerëve që nuk do të kenë të njëjtat mundësi mund të krijojnë hendeqe edhe më të mëdha mes tyre, duke rrezikuar krjimin e grupeve shoqërore pa asnjë lidhje dhe interes për t’u marrë me njëri-tjetrin. Hendeku i parë është ai që përjetohet sot brenda familjeve, ku teknologjia krijon zhvendosjen e menjëhershme të kujtdo dhe prania jonë fizike e dikujt nuk nënkupton më edhe praninë mendore e shpirtërore me ata që gjendjen pranë tij. Në këtë aspekt, shumë prindër gjenden në një vështirësi të jashtëzakonshme për të komunikuar me fëmijët e tyre, duke ngritur pikpyetje lidhur me të ardhmen e familjes.

Ndërkohë, spektakli i ka zënë vendin meditimit, ndërsa e vërteta është transformuar në cirkun e pafundmë të aparencës. Zhgënjimi dhe trullosja kanë zënë vendin e pesimizmit dhe të meditimit. Por, nga ana tjetër, arritjet në shkencë dhe në mejkësinë gjenetike, apo edhe bioteknologjinë bujqësore, i kanë dhënë njeriut një avantazh më të madh në kohë dhe një kontroll edhe më të madh ndaj shëndetit dhe prodhimeve. Komunikimi dixhital ka shmangur gjithashtu shumë prej ecejake të njeriut duke shkurtuar distancat, ndërkohë që botime të pafundme apo komunikime shkencore arrijnë në të njëjtën kohë në mbarë globin.

E sërish... sërish kemi nevojë për shumë pyetje dhe përgjigje. “Medius” veçse ka hapur një dritare të këtij debati të cilit nuk mund t’i japim asnjë zgjidhje nëse i ikim. Ne veçse na mbetet të gjejmë një rrugë për të kuptuar veten sot dhe dilemat mbi të ardhmen e një furie që çdo ditë prodhon dhe zhvillohet...

(Lidhur me disa këndvështrime të sfidave të sotme përballë teknologjisë në numrin 2 të revistës Medius do të gjeni trajtime nga:

Milazim Krasniqi -“Homo digitalis” nuk ka pse ikën nga vetja, duhet të gjejë paqe me veten

Selami Xhepa- Teknologjia, ekonomia dhe liria e individit

Brikena Kasmi- Teknologjia dhe të dhenat personale

Fabian Zhilla- LEX Teknologjia

Silvana Kola-Loka-Mediat sociale, rruga për te tjetri apo vetë tjetri?

Klementin Mile- Ana e errët e teknologjisë

Redi Shehu- Teknoetika si teknologji që nuk ndan njeriun nga atributet e tij

Ervin Muço- Mbi politikën, pushtetin dhe median sociale

Fitim Zekthi- Në kurthin vrastar të Frankenshtajnit

Ergys Mertiri- Tekno-kultura që kolonizon shoqërinë shqiptare

Ervin Hatibi- Aeroplanë të drunjtë mbi Bosfor

Armand Bora- Arti dhe teknologjia, një bashkëudhëtim jo edhe aq paqësor

Ada Capi - Teknologji në kapsulë

Agim Baçi & Enkeleda Suti- Pasojat e jetës teknologjike dhe inteligjencës artificiale)

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe162
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri