I ri Medius Nr. 11-12 Fuqia e se papritures Shiko më të madhe

Medius Nr. 11-12 Fuqia e se papritures

Instituti i Komunikimit Medius A-006249

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Botohet numri i ri i revistës Medius, dedikuar pandemisë dhe pasojave të saj në ekonomi, jetën sociale, kulturore dhe funksionimin e strukturave institucionale. Në këtë numër do të lexoni shkrime nga: Redi Shehu, Milazim Krasniqi, Fitim Zekthi, Entela Tabaku, Selami Xhepa, Armand Bora, Fabian Zhilla, Lulzim Hoxha, Agim Baçi, Klementin Mile, Ergys Mërtiri, Lorela Garuli, Ervin Hatibi, Haqif Mulliqi dhe Agim Musliu

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fuqia e së papriturës- si po ndikon në jetën tonë covid-19?

Pas kaq muajsh nën pushtetin e “jetës pandemike”, pjesa më e madhe e njerëzve në botë nuk janë ende të qartë se si nisi e as se kur do të duket ndonjë fund në horizont.

Për herë të parë elitat, thuajse nën të njëjtin zë, janë rreshtuar përkrah vendimeve të autoriteteve, ndërsa diktati i autoriteteve shëndetësore ka mbërthyer përpara ekraneve, kompjuterëve apo telefonave miliona njerëz në çdo cep të botës, me shpresën se zbulimi i vaksinës apo imuniteti i fituar i turmës do të ulë sadopak frikën nga virusi.

Ndoshta duhet të pranojmë se jemi trembur, jo se kemi pranuar apo kuptuar se dimë pak, por sepse pyetjet e rëndësishme të ekzistencës sonë gjenden në periferi të jetëve tona, në periferi të debatit mbarëbotëror. A trembemi kur kuptojmë se sa pak dimë? Në fakt, nuk ka ndonjë manual udhëzimi që të na qartësojë rrugët e njohjes apo të shmangies së frikës.

Në kohën kur ateistët kanë kthyer sytë nga Zoti, apo kur shumë besimtarë u janë drejtuar teorive konspirative, vështirë të ndërtosh ura të sigurta për përballjen tonë me frikën. Për ironi, edhe pse autorë, si: Tuqididi, Sadiu, Bokaçio, Defo, Manzoni, Kamyja e shumë e shumë të tjerë, filozofë apo shkrimtarë, kanë përshkruar me imtësi këtë botë të dyzuar për shkak të së panjohurës, duket sikur gjithkush kërkon të udhëtojë me frikën e kohës së vet.

Në një botë ku konsumimi është kthyer në “fenë moderne”, frika gjen shtigje të reja, duke vënë këdo përballë një sfide për të cilën vlen të pyesim: kujt duhet t’i besojmë më shumë?

Medius 11-12 vjen në një larmi këndvështrimesh mbi pikëpyetjet e mëdha të së papriturës nga situata që u krijua nga pandemia, duke analizuar ndikimin e saj në familje, në jetën profesionale, në ekonomi e kulturë.

Janë pyetje që ndoshta na kanë shkuar të gjithëve në mendje: A e dimë ne sa njerëz mund të shërojë ky virus?

A do të perceptohet njëlloj demokracia pas pandemisë?

Cili është më i rrezikshëm, virusi biologjik apo virusi i identitetit?

A mund t’i shmangim katastrofat përmes investimit?

A e kuptojmë njëlloj kohën dhe tjetrin tani që largësitë nuk janë më si më parë?

Po me fëmijët si duhet të flasim?

Në mënyrë që të mos jemi thjesht një masë, që të mos veprojmë vetëm në mënyrë rastësore, vlen të diskutojmë se si do të arrijmë sot te referencat, cilësia dhe predikati i asaj që na ka rrëmbyer krejt papritur, por jo krejtësisht në mënyrë të panjohur për historinë njerëzore.

Agim Baçi

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe162
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë