Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar Shiko më të madhe

Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar

Elena Kocaqi EKO0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është studimi i parë në Shqipëri pas 100 vitesh për administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Në libër trajtohet konflikti Austri-Italia për Vlorën dhe për integritetin e Shqipërisë politike në fillim të kësaj lufte. Vlora konsiderohej për Austrinë, me e rëndësishme se e gjithë Serbia, madje quhej porti me i rëndësishëm i Mesdheut, për shkak të pozitës strategjike. Italia pranoj të futej në luftë me Antantën, duke braktisur Austrinë, pasi Antanta me Traktatin e Fshehte të Londrës i dha asaj Vlorën dhe i premtoj pika të tjera në Adriatik.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

EMAL
ISBN9789928041142

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Qeveria Austro-Hungareze që administroj pjesën më të madhe të Shqipërisë për afër 3 vjet, pati dështime dhe suksese në Shqipëri. Si dështim konsiderohen mosmarrëveshjet për Shqipërinë, midis Komandës Qendrore Ushtarake dhe Ministrisë se Jashtme Austro-Hungareze dhe disa konflikte që ushtarakët shkaktuan në vend. Ministria e Jashtme kërkoi bashkimin e trojeve shqiptare të Serbisë dhe Malit të Zi me Shqipërinë, qe nuk u pranua nga Komanda Qendrore Ushtarake.

Kjo qeveri;

Vendosi për herë të parë gjuhën shqipe në Administratën Publike. Në qeveritë e mëparshme të Ismail Qemalit dhe Princ Vidit ishte osmanishtja si gjuhë zyrtare për shkak se nëpunësit nuk dinin shqip. Shqipja u vu si kusht kryesor për punën në Administratën Publike.

Me nismën e Ministrisë se Jashtme u ngrit një “Komisia Letrare” për të unifikuar gjuhën shqipe, në të cilën punuan intelektualët dhe albanologët më të mirë.

Hapi qindra shkolla shqipe dhe vendosi arsimin fillor të detyrueshëm për të gjithë, madje hapi kurse të gjuhës shqipe edhe për ushtarakët e saj .

Synonte rritjen e ndërgjegjes kombëtare tek shqiptarët dhe u lejua flamuri kombëtar dhe festat kombëtare.

Investoi dhjetëra milion korona nga buxheti personal i shtetit Austro-Hungarez në rrugë, ura, dhe hekurudha. Në infrastrukturë punuan rreth 100 mijë ushtar austriak, 5 mijë rob luftë kryesisht rus dhe 5 mijë të burgosur. Shqiptarët nuk donin të punonin në infrastrukturë qoftë edhe me pagesë.

Ndaloi gjakmarrjen në një mënyre tepër origjinale. Vendosi pagesën e gjakut deri në sekuestro prone, dhe nëse kryhej vrasje pas pagesës se parave, autori ekzekutohej me varje.

Kur u largua nga Shqipëria e lanë buxhetin e shtetit suficit prej 26 milion korona. Është e vetmja qeveri në 100 vjet që e ka lënë buxhetin suficit.

Të dhëna

Faqe332
ISBN9789928041142
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë