I ri Perikopi evangjelik ne gjuhen arbereshe i shekullit te XIV Shiko më të madhe

Perikopi evangjelik ne gjuhen arbereshe i shekullit te XIV

Elena Kocaqi A-006385

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Studiuesja Elena Kocaqi pretendon se ky dokument qe vjen ne kete liber ndryshon historinë e shqipes se shkruar, pasi ajo merr një pozitë me te vjetër, sesa kjo qe ne njohim deri me sot.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dodona Press
ISBN9789928461612

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër është ne tre gjuhe në Shqip- Anglisht dhe origjinali në Italisht. Brenda ka pjesë Greqisht dhe Latinisht gjithashtu. Përkthimin nga Italishtja, Greqishtja dhe te termave Latin ne gjuhën Shqipe i kam kryer vet po ashtu edhe përkthimin nga Italishtja dhe pjesët Greqisht dhe Latinisht ne gjuhën Angleze e kam kryer po unë me besnikërinë më të madhe të mundshme, megjithatë duke pasur të botuar dhe dokumentin origjinal, çdo kush mund te shoh edhe atë.

Kam shkruar hyrjen, konkluzionet si dhe kam shkruar edhe një lexim te shkrimit Shqip, bazuar tek varianti me shkronja Greke.

Pjesa qe ka shkruar Nilo Borgia është lenë ashtu. Borgia ka treguar një historik te liturgjisë fetare ortodokse dhe gjuhëve qe janë përdorur si zyrtare dhe jo zyrtare dhe me pas është marr me transkriptimin dhe shpjegimin e tekstit ne shqip.

Ai ka një merite te madhe për këtë shkrim pasi e rikërkoj dhe e gjeti atë dhe e botoj ne gjuhen Italiane para 90 vjetësh.

Ky dokument ndryshon historinë e shqipes se shkruar, pasi ajo merr një pozitë me te vjetër, sesa kjo qe ne njohim deri me sot. Asnjëherë nuk kam ndier emocione me te forta, sesa botimi i këtij libri, pasi rëndësia e tij për historinë e shqiptarëve është e jashtëzakonshme. Kam hequr nga vetja me botimin e tij një ngarkese te madhe, pasi ishte vërtet një detyrim dhe nje përgjegjësi e madhe, botimi i tij për historinë e Shqiptarëve.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe142
ISBN9789928461612
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë