Teodor Ipen dhe Shqiperia ne fokusin e Perandorise Austro - Hungareze Shiko më të madhe

Teodor Ipen dhe Shqiperia ne fokusin e Perandorise Austro - Hungareze

Annelise Wernicke PL0027

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e së cilës do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në krye.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789995657536

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri: Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e së cilës do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në krye. Austro – Hungaria nuk lejonte ndërhyrjen e asnjë Fuqie në çështjen e përfshirjes së Shkodrës në shtetin e ardhshëm shqiptar. Shkodra dukej se po bëhej çështje e Fuqive të Mëdha. Duhej të merrej diçka vendimtare për të mënjanuar dështimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, gjë që do të sillte ashpërsimin e situatës ndërmjet Austrisë dhe Rusisë dhe pas tyre ndërmjet Aleancës Tripalëshe dhe Antantës, deri në konflikt të armatosur. Në sy të palës ruse, Ipeni e quajti kufirin e propozuar prej tyre si më të keqin për Shqipërinë e ardhshme. Ai renditi arsyet e mëposhtme: Në veri, prej Shkodrës deri në Urën e Vezirit, kufiri kalonte sipas një rruge moçalore; një rrugë nuk mund dhe nuk duhej të jetë kurrë një kufi. Në lindje, kufiri ndiqte rrjedhën e Drinit të Zi, por një lumë do të ishte vetëm atëherë një kufi i mirë nëse ai do të kishte një rrjedhë të mjaftueshme, që të konsiderohej si një pengesë, por Drini i Zi kalohej lehtë në shumë vende. 

Të dhëna

ISBN9789995657536
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiEridan Imami