Vepra Branko Merxhani Shiko më të madhe

Vepra Branko Merxhani

Branko Merxhani PL0004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës.

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789992784679

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?", a me një shkrim përkujtimor të paradokohshëm përfund një faqeje gazete. Këtë fat, të njohjemosnjohjes, ia plotësoi atij edhe prejardhja e vagullt: një qytet anonim i Turqisë, vitlindja e pasigurtë aty nga fundi i shek. XIX, guvernantja (a nëna?) gjermane, kolegji anglez (a francez?) në Izmir, studimet për turkologji, studime të tjera në Gjermani (a Austri?), ardhja e parë në Gjirokastër, një shërbim i gjatë në Ankara, kthimi në Tiranë, një pinjoll i mendësisë lindore që u tregon shqiptarëve rrugën e Perëndimit, ikja përfundimtare, kështu gjithnjë: gjysëm mjegull - gjysëm njeri. E pra, Branko Merxhani është një prej atyre mendimtarësh që për historinë e kulturën shqiptare do ta meritonin të quhen "publicistë gjenialë": një F. Konicë i Albania - s, një Gj. Fishtë i Hyllit të Dritës, një F. Nol i Diellit të Bostonit. Pasardhës i tyre kronologjikisht, Merxhani shfaqet si një ndër konfiguruesit dhe galvanizuesit më përfaqsimtarë të mendimit social e filozofik të inteligjencies shqiptare të viteve 30, ndonëse një karakteristikë kardinale do ta dallojë prej mjeshtërve paraardhës. 

Të dhëna

ISBN9789992784679
Viti i Botimit2003
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër