Ardian Vehbiu BD0252
Libër i ri
Z. Shyti, një personazh që Ardian Vehbiu e mbajti gjatë brenda tij, për ta vendosur më pas në një libër. Ai është i ftohtë në gjykim, dhe tërësisht i vërtetë në atë çfarë tregon, duke e bërë shëmbëlltyrën e tij në pasqyrë krejtësisht të trishtë për sytë e një lexuesi. Por, z. Shyti smund ta ndryshojë realitetin, ai thjesht mund ta tregojë atë, i bindur se ndërgjegjësimi është hapi i parë drejt ndryshimit.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994304387 | |
Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent. Autorin unë e njoh, dhe ai nuk ka gënjyer në ato që ka shkruar por, e shumta i nisur ndoshta nga qëllime të mira ose thjesht i detyruar nga forma letrare që ka zgjedhur u ka shtuar atyre ndonjëherë domethënie kur nuk e kanë pasur dhe ua ka hequr ndonjëherë domethënien kur e kanë pasur. Nuk ka manipuluar me melodinë, por me orkestrimin. E megjithatë, thjesht duke më rrëfyer, ai e ka ndarë dhunshëm personazhin prej meje, duke e ngujuar të parin në një botë statike, ku gjithçka tashmë ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë më. Prandaj dua ta theksoj e ta përsërit se individi në qendër të kësaj vepre nuk ka gjë të përbashkët me mua, edhe pse mund ti afrohet imazhit tim njëlloj si pasqyrimi; do të mjaftonte fakti që unë jam ende në gjendje të shpreh një gjykim për librin dhe të përballem me personazhin që më përfaqëson, për të larguar dyshimin që ne, unë dhe z. Shyti në libër, jemi tashmë dy persona të ndryshëm, që nuk komunikojnë dot më mes tyre. Ka gjithnjë diçka të përbindshme te kjo lloj letërsie kinse vëzhgimore që, njëlloj sikurse pasqyrat dhe ndërzimi, për ta thënë me Borges-in, i shumëfishojnë njerëzit Shyti Publicisti dhe studiuesi Ardian Vehbiu, që jeton në New York, njihet nga lexuesi shqiptar, mes të tjerash, për esenë Kulla e Sahatit (K&B, 2003), polemikën Kundër purizmit (Dudaj, 2012), librin me tregime Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit (K&B, 2011), studimin Shqipja totalitare (Çabej, 2008), për të cilin u nderua me çmimin kombëtar Gjergj Fishta në vitin 2009, esenë Sende që nxirrte deti (Dudaj 2013), që fituese e çmimit Ardian Klosi në vitin 2014 dhe romanin Bolero (Dudaj, 2015). Vepra e tanishme, Ndërhyrjet e zotit Shyti, është libri i tij i dymbëdhjetë në shqip.
| Faqe | 216 |
| ISBN | 9789994304387 |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
Kjo përmbledhje esesh, skicash dhe artikujsh është një përpjekje për të kuptuar, ose përshkruar, neurozën post-traumatike të Amerikës, e ndoshta të mbarë Perëndimit, pas tronditjes kapitale të 11 shtatorit. Sulmet terroriste ndaj World Trade Center dhe Pentagonit, të përcjella me miliona herë nga televizioni, u shndërruan sakaq në një narrativë themeluese...
Prej vitesh jetoj larg Shqipërisë, prandaj massmediat shqiptare, veçanërisht, shtypi dhe interneti, por, deri diku, edhe televizionet më kanë shërbyer si shqisa, me të cilat perceptoj ngjarjet e atjeshme, reagimet e njerëzve, zhvillimet, dështimet dhe, në përgjithësi, imazhin, që kultivojnë shqiptarët për vetveten.
Fraktalet e shqipes, rrëgjimi i gjeometrive të standardit, trajton më thellë problemet e shqipes standarde dhe ndikimin ideologjik në procesin e standardizimit të shqipes. Edhe titulli i kësaj përmbledhjeje, përcjell në trajtë shumë të kondensuar propozimin për një mënyrë të re reflektimi dituror për shqipen dhe raportet e saj në të ardhmen e kulturës...
Gjysmë shekulli regjim totalitar në Shqipëri la gjurmë të thella në ligjërimin publik. Shkolla, publicistika, mediat, botimet, letërsia dhe artet, e sidomos ligjërimi politik, luajtën rol të gjitha në krijimin e një shqipeje të drunjtë, që përçonte ideologjinë dhe mendimin politik totalitar dhe merrte pjesë drejtpërdrejt në ngjizjen e botëkuptimit të...
Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, “Gjakimit”, nuk i gjendet më as nami as nishani.
Me humorin e tij fin dhe fshikullën e satirës Ardian Vehbiu i bën autopsinë kohës së diktaturës duke rindërtuar në një mënyrë ende të panjohur në letërsinë tonë krejt një periudhë vuajtjesh, marrëzie dhe absurdi. Prej figurës së Diktatorit zbresin poshtë tij rrathë-rrathë personazhe sa të çuditshëm aq edhe të njohur. Më shumë se shpirtra të vdekur.
BOLERO është realizim i një koncepti artistik me të cilin autori ka punuar prej kohësh, së paku që prej fundviteve 1990. Edhe pse ngjarjet në këtë roman serial ndodhin në metronë e New York-ut, ky nuk është roman për metronë, as për New York-un vetë para dhe pas 11 shtatorit 2001, por për pritjen, si kushtëzim jetërsues të njeriut bashkëkohor në Perëndim,...
Çfarë të bëjmë përballë huazimeve të freskëta nga gjuhët perëndimore, si italishtja dhe anglishtja, që kanë vërshuar në shqipen publike, sidomos në mediat? Të gjithëve na vrasin veshët dhe, një palë e zhurmshme prej nesh po kërkon me të madhe që të ndërhyhet për ta pastruar shqipen nga fjalët e huaja të panevojshme. Ky libër përcjell një polemikë të...
“Gjuha e thyer, gjuha që thyen” është libri i fundit i autorit, publicistit dhe gjuhëtarit Ardian Vehbiu. Libri përbën një vëzhgim mbi lirinë e fjalës publike në Shqipërinë totalitare.
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë.