66 rrefimet e Maks Gjerazit Shiko më të madhe

66 rrefimet e Maks Gjerazit

Ardian Vehbiu BD0228

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Me humorin e tij fin dhe fshikullën e satirës Ardian Vehbiu i bën autopsinë kohës së diktaturës duke rindërtuar në një mënyrë ende të panjohur në letërsinë tonë krejt një periudhë vuajtjesh, marrëzie dhe absurdi. Prej figurës së Diktatorit zbresin poshtë tij rrathë-rrathë personazhe sa të çuditshëm aq edhe të njohur. Më shumë se shpirtra të vdekur.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302901

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ministrit të Bletarisë, Xhezair B., pasi i tërhoqën veshin në Plenum për një gabim të rëndë të natyrës ideologjike në dikasterin që drejtonte, i kërkuan edhe që të ulej e të përgatiste autokritikën për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Shtetit. Për fat të keq, Diktatorit i pat qëndruar rëndë omëleta që kish ngrënë për mëngjes para kësaj mbledhjeje të shumëpritur, prandaj edhe mbeti i pakënaqur me autokritikën e ministrit dhe i kërkoi këtij, me ashpërsi konstruktive, që të thellohej përsëri në gabimet e veta dhe ta paraqiste autokritikën të ripunuar ditën e nesërme. Ministri Xhezair u mbyll në zyrën e vet dhe nuk doli që andej veçse ndaj të gdhirë, kur arriti ta rishkruajë autokritikën fund e krye, në pajtim me vërejtjet që i kishte bërë Diktatori. Seanca e dytë e mbledhjes së Këshillit të Shtetit filloi me dëgjimin e kësaj autokritike të ripunuar, që sipas proces¬verbalit që gjendet në arkivin e Këshillit të Shtetit, mbante titullin Mbi disa gabime të rënda ideologjike në punën me bletarinë. Diktatori e dëgjoi Xhezairin me vëmendje dhe duke mbajtur shënimet e duhura; pastaj, në përfundim të leximit, e pyeti ministrin nëse kishte ndonjë gjë për të shtuar, me çrast Xhezairi u gëlltit dhe pastaj falënderoi shokët për vëmendjen, ndihmën e pakursyer dhe besimin proletar që kishin treguar ndaj tij. Jo, tha Diktatori. Autokritikës së ministrit të Bletarisë, që tingëllonte e plotë dhe marksiste në vetvete, i mungonte pikërisht reflektimi i autorit për dobësitë e versionit të saj të parë; meqë shpesh shkaqet e gabimeve në detyrë kuptohen më mirë duke analizuar mangësitë në justifikimet e sjella.Emër tashmë i njohur për shfletuesit e faqeve shqipe në Internet, Maks Gjerazi është pseudonimi letrar i studiuesit Ardian Vehbiu. Lindur në Tiranë në vitin 1959, Ardian Vehbiu u diplomua si gjuhëtar në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës dhe u mor për një kohë relativisht të gjatëme kërkime në fushë të shqipes, para se te vinte duke e zgjeruar horizontin e interesave të veta, për të përfshirë atje edhe semiotikën e komunikimit masiv, historinë e kulturës e të ideve dhe në përgjithësi raportet e së shkuarës me të sotmen në shoqërinë shqiptare post-totalitare. Gjatë qëndrimit disavjeçar në Itali, ai u angazhua për një kohë si lektor i shqipes pranë katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Institutit Oriental të Napolit. Që prej vitit 1996, jeton në Neë York, ku e ndan kohën midis veprimtarisë krijuese, përkthimeve, bashkëpunimit me mediat në Tiranë, dhe kërkimeve në lëmë të albanologjisë. Opinionist i rregullt për gazetën Shekulli, Ardian Vehbiu ka botuar gjatë dekadës së fundit një numër vëllimesh me ese, së fundi librin Shqipja totalitare, që përqendrohen në tema të kulturës dhe të komunikimit publik si dhe është treguar veçanërisht aktiv në Internet, si themelues dhe autor kryesor i blogut Peizazhe të Fjalës

Të dhëna

Faqe216
ISBN9789994302901
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë