Cmim i reduktuar! Njerëzor, tepër njerëzor (HC) Shiko më të madhe

Njerëzor, tepër njerëzor (HC)

Friedrich Nietzsche BUE189

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Njerëzor, tepër njerëzor është një libër tjetër për shpirtra të lirë, nga Fridrih Niçe, i përkthyer nga Taulant Hatia. Në fillim Niçe kishte menduar që ta botonte librin Njerëzir, tepër njerëzor, si anonim, pa vendosur emrin e tij në koperinë, madje disa nga arsyet pse, i tregon Rikard Vagneri me në të letrës që botohet në fillim të këtij libri. Kjo është edhe një magnet që të thith e të fut në libër. Niçja e hoqi këtë dedikim në botimin e vitit 1886, duke i shtuar parathënien e përfshirë edhe në botimin tonë. "Për veten time, shkruan Niçe, asgjë nuk m'u duk më e mirë sesa kur mbeta i lidhur fort pas qëllimit, domethënë: kur përdora të gjithë kohën e jetës për të, duke përsosur arsyen time dhe u rashë pas gjurmëve të së vërtetës, në llojin dhe mënyrën siç e kisha shkruar unë..."

Më shumë detaje

3 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
Fletët344
ISBN99943-31-52-3

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Njerëzor, tepër njerëzor është një libër tjetër për shpirtra të lirë, nga Fridrih Niçe, i përkthyer nga Taulant Hatia. Në këtë vepër Niçe hedh një dritë të fuqishme rreth disa të vërtetave të mëdha. Ai vetë i përvijon bukur tendencat e jashtëzakonshme të kësaj vepre. Mjaft dendur, shkruan ai, ka diçka të përbashkët dhe karakteristike, si një provokim i vazhdueshëm dhe i fshehur, sigurisht jo për ti kthyer gjërat kokëposhtë, sidomos vlerësimet e zakonshme. Ndërkohë ai cilëson se njerëzore dhe madhe tepër njerëzore nuk është si një psherëtimë e lehtë dhimbjeje apo edhe kënaqësie, por gjykim i thellë tjetërsues ndaj tmerrit dhe mosbesimit kundrejt moralit, ku njeriu përpëlitet kërkon të dalë nga gjeratorja e gjërave të këqia, ku shekull pas shekulli është kredhur, ndonëse armiqtë e cilësojnë shkollë dyshimi dhe përçmimi. Po, ai e ka vështruar këtë botë me një dyshim të thellë, plot guxim dhe kokëkrisje, jo si mbrojtës i rastësishëm i djallit, gjithnjë për të folur me gjuhë fetare kundër Zotit, paditës në gjyq i tij... «Një herë, teksa më duheshin, shpika edhe «shpirtrat e lirë», plot inkurajim, të cilët nuk janë gjendur kurrë por unë atëherë kisha nevojë për shoqërinë e tyre, për të qenë në humor të mirë në mes të gjërave të këqija (sëmundjes, izolimit, mërgimit, apatisë, plogështisë): sa fantazma dhe shokë të mirë që janë, me të cilët fjalosesh dhe qesh kur të kesh qejf të bisedosh e të gajasesh dhe që i dërgon në djall kur bëhen të mërzitshëm si një zëvendësim i miqve që mungojnë.» Dhe bota, Evropa, shpirtra të tillë të lirë i ka dhe më shumë do të ketë, ata janë miq të gëzuar e të guximshëm, që bëjnë pse jo edhe historinë e sotme e të ardhme, të projektuar në mendimin filozofik nga Fridrih Niçe...

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët344
ISBN99943-31-52-3
V. Bot2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia