Femija i peste Shiko më të madhe

Femija i peste

Doris Lessing SB0061

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Fëmija i pestë ka intensitetin e tmerrit... E lexon dhe dridhesh. Independent "Doris Lessing mund të marrë çfarëdo gjinie - në këtë rast, si një ngjarje horror - e rivendos atë në mënyrë brilante. Fëmija i pestë është dramatik dhe i paharrueshëm, duke u luajtur si të qe një prej frikave më të hershme." Guardian

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN978 99943 5125 1

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian. Në fillim, gjithçka ishte idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si dhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzania e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq. I vogli fillon t'i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë. Pas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pakontroll, vogëlushi Ben, "plot pakënaqësira të ftohta", qan në gjoksin e Harietës. Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballuar me një nënkontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.

Të dhëna

Faqe159
ISBN978 99943 5125 1
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEtleva Kondakçiu-Pushi