Udha per te vdekja Shiko më të madhe

Udha per te vdekja

Agim Shehu BOT0217

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një autobiografi ku autori flet për 10 vitet e vështira të persekutimit të tij në Metalurgji.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928001160

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Agim Shehu, bën pjesë në atë ketegori poetësh që sollën një notë krejtësisht orgjinale e te mbeshtetur ne cilesite me te mira te lirikes sone folklorike ne letersine shqipe te viteve 60-80 te. Ai metaforën e « gatuan » me materien e shpirtit popullor, e nga kjo pëlqehet jo pak! E paharrueshmja Balada e Selam Musait e të tjera të tilla mbahen mënd jo nga fjalë reshtuar bukur, por nga materja që brënda ndjenjës krijon mendimin. I ardhur nga vise laberie u rrit e furmua ne qytetin e gurte, ku siç thote poeti « Lumi aty ridhte si lodër dhe vetëm kur i binte më qafë qielli zemërohej 4-5 ditë e mbulonte xhadenë, si tu thoshte njerëzve: rrini më mirë lart në mal, tek e nisi jetën qyteti! ». Pastaj Tirana e cila i kishte rezervuar edhe befasine me te madhe te jetes se tij, mundimin, persekucionin poetit e gazetarit rebel per ta degdisur pastaj ne baltrat e metalurgjikut ku si nje dinosaur i plagosur gulçonte ne fushen e Bradasheshit, poshte masivit te Krrabes. Gjeti ngrohtesine e njerezve te mire por ndeshi edhe ne egersine e persekutoreve qe mendonin ta hidhnin ne gremine. Agim Shehu diti ti perballoje me dinjitet dhe fisnikeri prej poeti jo vetem dhjete vitet e internimit fizik e psikologjik, duke « ligjerua » vargje e lirika « per veten e tij » te cilat e gjeten udhen e botimit edhe rrugen per te shkuar tek lexuesi i zemres,por edhe ta sfidoje diktaturen qe lame pas. Edhe pse jeton prej disa vite tashme larg atdheut, ne Gjeneven e Zvicres, mendja dhe zemra i rreh per ate qe ka lene pas.

Të dhëna

Faqe500
ISBN9789928001160
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë