Dashuria e fundit e Franc Kafkes : misteri i Dora Diamantit Shiko më të madhe

Dashuria e fundit e Franc Kafkes : misteri i Dora Diamantit

Kathi Diamant BOT0052

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Tërheqës . . . Kathi ka kryer një akt heroik duke treguar hap pas hapi historinë e jashtëzakonshme të Dorës. Booklist "I rëndësishëm dhe plot vlera.... Historia e Dorës është historia e gjysmës së parë të shekullit të 20-të." Houston Chronicle "Prekës... Të lë plot mbresa... Mbush në mënyrë të mrekullueshme hendekun e kuptimit tonë për Kafkën." Boston Globe

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000897

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit e të shkonte të jetonte bashkë me të në Berlin vitin e fundit të jetës së tij. Mbështetur në burime origjinale dhe intervista, përfshi edhe materiale të pabotuara më parë nga arkivat e Kominternit dhe të Gestapos si dhe në ditarin e sapozbuluar të Dorës, "Dashuria e fundit e Franc Kafkës" nxjerr në dritë tipin e "bashkëshortes" që, njësoj si Vera Nabukov apo Nora Xhojs, është njëherësh edhe një grua e shkëlqyer dhe e veçantë. Historia e Franc Kafkës njihet nga të gjithë, po jo e Dora Diamantit. Ajo, siç e tregon titulli, ishte dashuria e tij e fundit kurse autorja, drejtore e Projektit Kafka në Universitetin e San Diegos, ka ndjekur me përpikëri gjurmët e personazheve përmes letrave e dokumenteve private si dhe arkivave të reja të ish bllokut sovjetik. Dora (1898-1952) dhe Kafka u takuan për herë të parë buzë Detit Baltik, kurse ajo u tërhoq menjëherë nga zgjuarsia dhe ndjeshmëria e tij e madhe. Kurse Kafkën e tërhoqi gjallëria e 25-vjeçares hebreje nga Polonia që ishte larguar nga familja për t'u bashkuar me rrymat intelektuale të Gjermanisë së Vajmarit. Për shkak të njohurive të mira të gjuhës dhe traditave hebreje, ajo i dukej Kafkës si një person që mund të ngjallte brenda tij atë fe të cilën familja e tij nuk e praktikonte më. Autorja përshkruan me hollësi vitin që jetuan dy të dashuruarit së bashku në Berlin, por më interesant është rrëfimi i Dorës dhe familjes së saj të madhe pas vdekjes së Kafkës në vitin 1924. Aty tregohen përpjekjet e një gruaje për ta mbajtur gjallë flakën e Kafkës, pavarësisht largimit, luftës e trysnive politike. Shumë të afërm të saj vdiqën gjatë Holokaustit. Thesari i saj i çmuar, ditarët e Kafkës, u morën nga Gestapoja dhe nuk u gjetën më kurrë. Për 15 vjet me radhë burri i saj, pasi kaloi mjaft vite në burgjet naziste dhe gulaget sovjetike, jetoi në Berlinin Lindor, pa e ditur që Dora dhe vajza e tyre i mbijetuan luftës. Historia vazhdon me pasazhe nga Moska, Londra, San Franciskoja dhe Tel Avivi, pikat e largëta ku u shpërnda familja pas stuhisë fashiste, komuniste dhe Holokaustit. Libri shoqërohet edhe me mjaft fotografi.

Të dhëna

Faqe508
ISBN9789928000897
RedaktoriAlda Bardhyli
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPerikli Jorgoni