Historia e rrëfyer në libër është ajo e Graalit. Më të madhes dhe të mistershmes ndër të gjitha legjendat që ka mbarsur dhe mbartur ndër shekuj ndërgjegjja e Qytetërimit Evropian. Si dhe kur, lindi kjo legjendë? Është Qytetërimi Evropian ai që ka mbarsur dhe mbartur ndër shekuj legjendën e Gralit apo, ndoshta...
Ky rrëfim i kohëve mitike dhe biblike vjen nga Bujar Kule, si një histori letrare dhe enciklopedike, pas një eksplorimi të gjatë të autorit si studiues me veprat e tij “Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba – Gens”, “Ylli i bijve të perllazgut” dhe “Fjalor rrëfyes i miteve pellazge”
Romani shpalos një sërë temash të reja dhe të panjohura për historinë dhe letërsinë shqiptare, e shumë prej tyre, të pa trajtuara dhe të panjohura, edhe për letërsinë dhe historinë evropiane.