Ylli i bijve të pellazgut

Bujar A. Kule GRA001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një histori e mrekullueshme, emocionante dhe e padëgjuar më parë. Ngjarjet e treguara bukur të mbështjellin magjishëm e të çojnë tek njeriu dhe njerëzimi i artë pellazgjik i botës antike. A kemi ne, lidhje me të? A na ka përcjellë ai, gjuhën, kulturën dhe dijen e tij? Çfarë ka ngelur nga kujtesa e mijëravjeçarëve dhe a ka lënë gjurmë ajo, tek ne? Ku mund t’i gjejmë këto gjurmë? Si t’i vlerësojmë dhe t’i rikthejmë në shërbimin tonë? A dimë ta lexojmë dhe kuptojmë përvojën e këtyre mijëravjeçarëve? Të gjitha këto pyetje i gjeni të shtruara në këtë libër

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fletët210
ISBN9789928431264

900 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Në libër, historia na rrëfehet me tre ngjarje dhe ne ndjejmë se ngjitemi në tre shkallë përpara në kohë, të ndryshuar dhe shpërfytyruar nga përplasjet me fatin, ashpërsinë edhe egërsinë e jetës. Udhëtojmë në kohë, të humbur, të harruar , të varfëruar në mjerim, por... Kemi mbijetuar! Ç’do të bëjmë tani? Përpara na shfaqen  kryqëzime të reja, dilema të mëdha ekzistenciale. Ta vazhdojmë udhën e historisë me gjuhën dhe kulturën tonë apo, të “integrohemi” nën hijen e popujve të tjerë dhe hedhim në rrënoja atë ç’ka na bën të ndryshëm, unikisht të veçantë nga ata? Jeni ju vetë që do të zbuloni përgjigjen e kësaj pyetje duke mësuar ngjarje të reja që do t’iu ndezin në gjak dashurinë për historinë. Do të njiheni me realitete tronditëse të cilat shtjellohen duke ju ngjitur lart, në nivele që kurrë nuk i keni përfytyruar. Lexoni këtë libër dhe do të përballeni me qartësinë e të vërtetës që do t’iu shtyjë të kërkoni të dini më shumë. Të vazhdoni rrugëtimin në këtë udhë të shtruar aq bukur nga autori, që do t’iu japi çelësin për të kuptuar dhe shijuar historinë.

 

Në vend të parathënies...

Mos e humbni rastin për të kryer udhëtimin më të jashtëzakonshëm të jetës suaj! Nxitoni pra e kërceni mbi anije! Tërhiqni litarët! Ngrini velat! Mëshoni mbi rrema! Oooo hop!Oooo hop! Ai që shihni në horizont është oqeani i mistershëm i historisë. Atje tej... E shihni? Atje ku drita mbulohet nga muzgu i natës, ku historia përzihet ngatërrueshëm me legjendën dhe, legjenda me mitin, do të takoheni me Pellazgun e parëlindur. Atin e popullit të pellazgëve që u shfaq mbi tokë përpara se hëna të shfaqej në qiell. E pamundur? Oh jo! Në këtë udhëtim, asgjë nuk është e pamundur. Arsye kjo, që na shtyu me të drejtë ta quajmë të jashtëzakonshëm. Sepse, si mund të quhet ndryshe një udhëtim që e bën të pamundurën të mundur?

Edhe pse, tanimë, tek mëdysheni mjerueshëm pranë bregut, kufirit që nga përtacia apo frika, nuk keni guxuar kurrë ta kaloni, iu ngjan e pamundur, nëse e zboni përtacinë dhe e përbuzni frikën, kjo anije e ndërtuar me gërma e fjalë iu dhuron mundësinë të zbuloni një botë të re, shumë më të madhe se ajo që zbuloi Kolombi. Botën e harruar të historisë të të parëve tuaj. Atyre që i dhanë emrin Europës, Azisë, Afrikës.

   Në brigjet e saj do të takoheni me princeshën pellazge, Kallisto. Djalin e saj, Arturin. Me mbretin Inak, heroin që shpëtoi popullin e pellazgëve nga përmbytja e madhe. Të bijën e tij, priftëreshën e Nënës Tokë, princeshën Io që i dha emrin e saj detit Jon. Me prijësin e “Yllit të ri”... Ilirin!

   Do të mësoni aventurat e udhëtimit të Ios dhe ato të udhëtimit të Ilirit në kërkim të Arkadias së humbur...

   Arkadias së humbur?

   Nuk e njihni historinë e atdheut të shenjtë të Pellazgëve?

   Atëhere ç’prisni? Hidhuni mbi anije! Pse vononi? Në bregun tjetër ju pret Epafi, djali i princeshës Io, mbreti i parë i Egjiptit. Menfi, Libia, Agenori dhe Beli. Tifoni i frikshëm që krijimin donte ta zhbënte e shndërronte në hiç. Kadmi dhe Harmonia e bukur, mbesa e të madhit Dardan. Djali i tyre... Iliri i ri që mbretëroi mbi të gjithë Ilirët e bashkuar. Historia e udhëtimeve të Ilirëve drejt perëndimit deri në ishujt e largët të Britanisë dhe Irlandës.

   Nëse pengoheni nga përtacia apo tuteni nga frika që paraprin zbulimin e çdo të vërtete, nuk do të mësoni kurrë...

   Historinë e Dardanit të ri, djalit të Harmonias, mbretit të parë të Ilionit. Misterin e librit të shkruar me dritën e yjeve. Të fshehtën ebesës së shenjtë që lidhën bijtë e Pellazgut të parëlindur me Zeusin, prijësin e hyjnive. Historinë e qytetërimit nënë nga i cili lindën më pas ai helen dhe romak. Se përse ndodhi, si dhe kur, historia e këtij qytetërimi nënë, u mbulua nga terri i harresës. U mbulua apo e mbuluan? Kush dhe përse?

   Hipni mbi anije dhe zbulojeni!

   Për disa orë, ditë, muaj, guxoni dhe, në krah të heronjve, ndjehuni dhe bëhuni edhe ju heronj. Kërkues të historisë të mohuar dhe ndaluar të qytetërimit pellazgo – ilir.

   Mos i dëgjoni ata që kërkojnë t’iu mbushin mendjen se e gjitha kjo, është për ju një ndërmarrje e pamundur. Një marrëzi. Aventurë e rrezikshme... Ju mundeni! Mbi këtë anije prej gërmash dhe fjalësh ju do të gjeni hartën që tregon vendndodhjen e të vërtetës. Mjaft të ndiqni udhëzimet e saj dhe...

   Mbi gjithçka tjetër, do të zbuloni se kush jeni, zanafillat e historisë të popullit që ju ka lindur. Vetëm pas kësaj do të mund të hidhni qetësisht vështrimin mbi hapësirën e pakohë të historisë njerëzore dhe të projektoni të ardhmen tuaj.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët210
ISBN9789928431264
Titulli origjinalMAGUS
RedaktoriAltin Bogdani
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveParë
Përmasat21x13